Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Hasi i papunë, nevojë për ndryshim

05/12/2016
FOTO/ Hasi i papunë, nevojë për ndryshim
Share on FacebookShare on Whatsapp

Varfëria dhe papunësia e ka gjunjëzuar Hasin. Tregtarët e Krumës i thonë Lulzim Bashës se kalojnë ditë dhe javë pa shitur asgjë. Dimri i ftohtë ka mbërritur dhe çmimi i miellit dhe i druve është dyfishuar.
“Njerëzit ndjekin mundësinë për të qenë të lumtur vetë, jo t’ia përcaktojë shteti, ti do ecësh përpara, ti nuk do ecësh përpara, ti do ndërtosh biznes, ti nuk do të ndërtosh biznes, ti do marrësh subvencione, t’i nuk do marrësh subvencione. Kësaj do t’i japim fund dhe bashkë me të gjithë shqiptarët e ndershëm do të ndërtojmë një shoqëri ku përpara të eci më i zoti, më i miri dhe të gjithë të jenë të barabartë para ligjit”, u tha Lulzim Basha banorëve të Krumës që ankohen për mungesën e shanseve e të mundësive për punë e shkollim.
Hasi ka rreth 8 mijë banorë dhe mbi 50 për qind e popullsisë mbahet me ndihmë ekonomike. Ndërkohë qeveria po shpenzon 850 milionë lekë për fasadën e qytetit. Me demokratët e Hasit, Basha foli për ndryshimin e politikës që duhet të sjellë ndryshimin e realitetit.
“Shqipëria po përjeton ditë dramatike, të varfërisë, të papunësisë, që është thelluar nga një politike e papërgjegjshme që ka vrarë shpresën e që po i detyron shqiptarët më shumë, e më shpejt se kurrë më pare, të braktisin vendin e tyre. Pse është thesi i miellit këtu dyfish më i shtrenjtë se përtej Qafës së Prusht?!Pse? Sepse ka monopole. Le ta themi edhe më qartë që ta kuptojnë edhe fëmijët 12-vjeçar. Sepse Edi Rama ka vendosur që në Shqipërinë e 2016-ës mielli, buka, sheqeri, vaji, nafta të mos tregtohen siç tregtohen kudo në botë me rregullat e tregut të lirë, po t’ua japë një grusht njerëzish, një grusht njerëzish të kenë mundësinë dhe çdo kush tjetër që futet në treg ndëshkohet, penalizohet, me gjoba, me kontroll, me xhandar, me tatimor, më doganier”, tha Basha.
Basha theksoi se shqiptarët arrijnë të ecin përpara e të kenë sukses në Europë e në perëndim, atje ku garantohen kushtet e barazisë para ligjit, ku respektohet puna, merita, mundi, aftësia.
“Shikoni të afërmit tuaj kudo ku kanë shkuar në perëndim. Këtu sado i aftë dhe i përkushtuar ndaj punës dhe zanatit tënd të jesh, shteti është ai që vendos nëse do të ecësh përpara apo jo, do të kapesh pas shtetit, do të kapesh pas drejtorëve, do të kapesh pas ministrave, duhet të kapesh pas Kryeministrit që të bësh përpara, vetë nuk bën dot përpara”, u shpreh Basha.
Kryetari i Partisë Demokratike tha se demokratët duhet të qëndrojnë pranë njerëzve, të njohin realitetin e tyre, të vërtetat e tyre.
“Po, jemi gati duke njohur hallet tuaja, duke i pranuar ato, duke pranuar edhe pjesën tonë të përgjegjësisë për sa na takon. Jemi gati, duke i kuptuar, duke i ndjerë si hallet tona e jo duke jetuar në një botë të veçuar nga hallet tuaja. Jemi gati sepse kemi zgjidhje, zgjidhje plotësisht të realizueshme, jo dëngla me shëndetësi falas dhe me premtime boshe që u përdorën vetëm për të marrë votat. Jemi gati sepse kemi vullnetin që ti përvishemi që ditën e parë misionit të shenjtë të Partisë Demokratike. Shqipëri për shqiptarët, qeverisje për qytetarët! Taksa të ulëta, buxhet për qytetarët, asnjë familje pa bukë, ujë dhe drita, zhvillim ekonomik duke i dhënë mundësinë çdo kujt që të ecë përpara në bazë të aftësisë, mundit dhe djersës së vet. Më i miri do të çajë përpara, por çdo kush do të mbështetet nga qeveria e ardhshme, nga shteti i shqiptarëve”, tha Lulzim Basha.

lulzim basha, has1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026
SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysmë dilemën e Ramës

13/08/2026
Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

13/08/2026
Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

Ndahet nga jeta Skënder Haluci, ish-kryetar i Gjykatës së Vlorës

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026
SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysmë dilemën e Ramës

13/08/2026
Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.