Nga Sektori për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, filloi procedimi penal për “Shpërdorim detyre” parashikuar nga Neni 248 i Kodit Penal, ndaj kryetares së zyrës përmbarimore Fier, shtetases Lindita Shaljani, 36 vjeçe.
Procedimi penal filloi pasi nga veprimet e para hetimore rezultoi se:
Kjo shtetase gjatë deklarimit në Polici pretendoi se e kishte vendimin, por nga kqyrja e protokollit rezultoi se nuk e kishte regjistruar atë.
Gjithashtu po në lidhje me zbatimin e vendimit nuk ka kryer asnjë veprim përmbarimor për ekzekutimin e vendimit të urdherit të mbrojtjes së shtetases Liljana Ruko, sipas pretendimit se e posedonte atë.
Materialet e para hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për hetime të mëtejshme.





