Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DEBATE NË GRUPIN E PS/ Braçe gjen hajdutët e vaksinës së dermatozës modulare, Gjylameti nuk e gjen hajdutin e firmës së saj

05/12/2016
DEBATE NË GRUPIN E PS/ Braçe gjen hajdutët e vaksinës së dermatozës modulare, Gjylameti nuk e gjen hajdutin e firmës së saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grupi i Partisë Socialiste sot është fokusuar te gjedhët.
Deputeti Erion Braçe ngriti me shqetësim sëmundjen e dermatozës nodulare, ndërsa është ankuar për aleatin LSI. Kjo pasi sipas tij, vaksinat po i shpërndahen të diferencuara vetëm fermerëve të LSI.
Në mbështetje të këtij pohimi thonë burimet për News24, ka dalë edhe deputeti tjetër Arben Çuko, i cili ka sjellë shembullin e disa fshatrave në zonën e tij.
Nga ana tjetër, debatet nuk kanë munguar. E pazakontë ka qenë deklarata e socialistes Blerina Gjylameti. Ajo i ka kërkuar grupit parlamentar të prononcohet lidhur me keqpërdorimin e firmës së saj në dokumentin ku një grup prej 7 deputetësh përfshirë edhe atë, kërkonin shtyrjen e ligjit për lojërat e fatit me dy vite të tjera.
Sipas saj, firma në amendamentin e depozituar në kuvend nuk është vendosur për një përmbajtje të tillë të ligjit, pasi ajo është kundër lojërave të fatit. Për këtë arsye do t’i dërgojë shkresë kuvendit për t’u tërhequr nga kjo nismë. Kreu i grupit parlamentar Gramoz Ruçi mësohet t’i ketë thënë se këtu nuk është vendi për të diskutuar një gjë të tillë, dhe sipas tij ka instanca të tjera që do ta marrin në diskutim sa më shpejt.
Problematike duket të jetë edhe situata me gazin.
Ministri Damian Gjiknuri mësohet të jetë shprehur i shqetësuar për mënyrat e tregtimit të gazit në Shqipëri, ku mungesën e sigurisë, e kanë pësuar në kurriz qytetarët, madje edhe me jetë të humbura.
Sipas tij, duhet të nisin të zbatohen masat e rrepta që parashikohen në ligjin për tregtimin e gazit, të miratuara pak kohë më parë në kuvend, për të shmangur të tjera viktima. Por megjithatë në grup është vendosur që këto masa të mos aplikohen në dimër, pasi qytetarët rrezikojnë jetën nga i ftohti.
Deputetëve gjithashtu i është lënë më shumë kohë për t’u përgatitur për paketën fiskale 2017 që do të kalojë për votim në parlament të enjten e ardhshme, ndaj këtë javë ligjvënësit nuk do të kenë mundësi të replikojnë me njeri-tjetrin në kuvend, por në datat 14 dhe 15 dhjetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026
SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysmë dilemën e Ramës

13/08/2026
Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

Kedhi: Rama nuk po konsultohet, por po kërkon të imponojë një vendim të marrë më parë

13/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

LDK zhbllokon krizën institucionale në Kosovë, ky është vendimi

13/08/2026
DETAJET/ Ngjarja tragjike në Mjedë, xhaxha e nip po ecnin në trotuar

DURRËS/ Konflikt në familje, 43-vjeçari plagos me thikë bashkëshorten

13/08/2026
SAMI NEZA/ 4 variante. A vlen më për PS mbajtja e Ramës në këmbim të pushtetit

SAMI NEZA/ Me Krimenë jo e jo, por Kosova nuk ngjan as me Ukrainën. Sqarim për gjysmë dilemën e Ramës

13/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.