Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Adoleshentët përdhunojnë dy të mitur në Vlorë

05/12/2016
Adoleshentët përdhunojnë dy të mitur në Vlorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qyteti i Vlorës është tronditur nga një ngjarje e rëndë e shënuar pasditen e së shtunës. Dy djem kanë përdhunuar dy fëmijë, ndërsa i kishin mashtruar gjatë lojës së përbashkët me ta. Autorët janë njëri 14 vjeç dhe tjetri 11 vjeç, ndërsa pre e tyre ranë dy djem të moshës 6-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur ditën e shtunë, në lagjen “15 tetori”, në periferi të qytetit të Vlorës, kur dy të mitur, siç lajmëron Policia, njëri 14 vjeç dhe shoku i tij 11 vjeç, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dy fëmijë 6-vjeçarë, raporton ‘Panorama”. Fëmijët ishin duke luajtur me njëri-tjetrin në ambientet e oborrit të shkollës të kësaj lagjeje, pasi ishte ditë pushimi.
Pasi kanë luajtur në oborrin e shkollës ka qenë djali më i madh në moshë, 14¬vjeçari me iniciale F.N., i cili ka kapur me dhunë dy fëmijët 6-vjeçarë që ndodheshin pranë tyre. Në ndihmë të tij ka shkuar edhe shoku më i vogël, 11-vjeçari me inicialet V.R. Pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj të vegjëlve dhe kanë realizuar përdhunimin e tyre, dy djemtë më të rritur janë larguar me vrap për në lagjen e tyre. Ndërkohë, dy fëmijët kanë shkuar në shtëpi duke qarë dhe kanë arritur të tregojnë se çfarë u ka ngjarë. Të alarmuar prindërit kanë kuptuar se fëmijët ishin bërë pre e dhunuesve dhe menjëherë kanë kërkuar ndihmën e Policisë së Vlorës. Nga ana e saj, Policia e Vlorës nuk e ka pasur të vështirë gjetjen e dy shokëve, të 14-vjeçarit dhe 11¬ vjeçarit, dhe më pas i ka shoqëruar në ambientet e komisariatit të Vlorës.
Pasi i ka marrë në pyetje ka bërë arrestimin e 14-vjeçarit F.N, ndërsa për 11-vjeçarin, çështja e tij i është lënë Gjykatës së Vlorës për të mitur që të vendosë për të. Mësohet se dy djemtë, autorë të përdhunimit të të miturve, janë banorë të qytetit të Vlorës dhe jetojnë në lagjen “Partizani”.
Burime pranë Policisë bëjnë me dije se 14-vjeçari dhe 11-vjeçari shkonin shpesh në lagjen “15 tetori”, aty ku banonin edhe dy djemtë 6-vjeçarë. Nga të dhënat e deritanishme nuk rezulton që ata të kenë kryer veprime të ngjashme të tjera me fëmijë të tjerë. Këtë fakt e konfirmon policia, bazuar në mungesën e denoncimeve të mëparshme.
Nga ana e grupit hetimor po kërkohen informacione për veprimet e dy djemve dhe në lagjen ku jetojnë, për të parë nëse kanë ngacmuar apo abuzuar dhe aty me djem apo vajza të mitura. Në njoftimin e saj zyrtar, Policia e Vlorës deklaroi se “Më datë 03.12.2016 u arrestua në flagrancë shtetasi F.N., vjeç 14, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ‘15 Tetori’, në bashkëpunim me shtetasin V.R., vjeç 11, banues në Vlorë, kanë kryer marrëdhënie homoseksuale me dhunë me dy shtetas të mitur, 6 vjeç, banues në Vlorë”.
  

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

08/08/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Burgu i Fierit, plagosen dy persona në ambientet e ajrimit

08/08/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë dyqanit të Rigels Rajkut, Noizy, në Durrës

08/08/2026
Protestë në Fushë Arrëz kundër bashkimit me Pukën, kundërshtohet reforma administrativo-territoriale

Protestë në Fushë Arrëz kundër bashkimit me Pukën, kundërshtohet reforma administrativo-territoriale

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

Balliu: “Smart City Albania”, barrë prej 118.5 milionë dollarësh për shqiptarët

08/08/2026
DETAJET/  Në Burgun e Fierit, vdiq  xhaxhai që përdhunoi mbesën për tri vite rresht

Burgu i Fierit, plagosen dy persona në ambientet e ajrimit

08/08/2026
Noizy paraqitet në GJKKO, dëshmi për dhunën nga Laert Haxhiu

Lëndë eksplozive e pashpërthyer pranë dyqanit të Rigels Rajkut, Noizy, në Durrës

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.