Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET/Shqiptarët i kaluan jashtë festat kombëtare

01/12/2016
DETAJET/Shqiptarët i kaluan jashtë festat kombëtare
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqiptarët zgjodhën të kalonin festat e Nëntorit kryesisht jashtë atdheut. Agjencitë e udhëtimit raportuan prenotime të larta në krahasim me një vit më parë, duke qenë se ishin katër ditë pushim (26-29 nëntor). Pjesa më e madhe e prenotimeve u bënë rreth një muaj më parë, gjë që i favorizoi për të marrë çmime më të lira.
Krahas Mavrovës e Kolashinit shqiptarët udhëtuan deri në Dubain e largët, por edhe në Spanjë, Gjermani, Bullgari etj. Familjarët ishin ata që preferuan destinacione të afërta, ndërsa grupet kishin përzgjedhur ture që përfshinin vizita në disa destinacione.
Drejtuesit e agjencisë “Sava Tours” thonë se katër ditët e pushimit mundësuan ndërmarrjen e këtyre udhëtimeve. “Ndodh shpesh që njerëzit kanë dëshirë të udhëtojnë, por nuk kanë mundësi dhe fakti që fundjava pasoi dy ditët e festave, atë të Pavarësisë dhe Çlirimit, e bënë më të lehtë organizimin e tureve edhe në destinacione të largëta. Dubai ishte një destinacion që u preferua nga grupe turistësh shqiptarë. Qëndrimi për 5 ditë kushtoi rreth 650 euro për person dhe ky ishte një çmim i favorshëm. Kryesisht u zgjodhën ato destinacione që mund të arriheshin me një avion të vetëm, pra pa bërë tranzit. Si të tilla, e që vijuan listën e preferencave, ishin edhe Italia (Pisa, Romë, etj.), por edhe Greqia (Selanik 150 euro për person, tre ditë) e Spanja. Prenotime pati edhe për Stambollin, me tri ditë qëndrimi. Vendet fqinje, si Maqedonia apo Mali i Zi, duke qenë afër vizitohen kryesisht në mënyrë individuale. Megjithatë në tërësi ne kemi konstatuar një kërkesë më të lartë për të udhëtuar jashtë, në këtë periudhë, në krahasim me një vit më parë”.
Për drejtuesit e agjencisë Explorer Travel, vendet fqinje e kanë studiuar këtë trend të shqiptarëve për të lëvizur në këto festa dhe u përpoqën që të tërhiqnin me oferta të mirëmenduara me çmime të favorshme. Sipas tyre, kjo tregon për strategjitë e tyre të prenotimeve, që duhet të ndiqen edhe brenda vendit nëse do të duam që të mbajmë më shumë turistë këtu. “Ofertat ishin tejet tërheqëse, pasi pati çmime që llogariteshin nga 89 – 189 euro. U preferuan udhëtime në destinacione si Stambolli (189 euro për person), por edhe në Kroaci, Bullgari, Greqi etj. Mali i Zi dhe Maqedonia u zgjodhën kryesisht për fundjavën dhe nga familjarë. Por, mund të konfirmojmë se këtë vit, kërkesa dhe prenotimet kanë qenë më të larta. Dy janë arsyet: çmimet e favorshme të paketave dhe katër ditët e pushimit, që nuk është se ndodh shpesh. Shqiptarët, ditën si t’i shfrytëzonin”.
Sipas drejtuesve të agjencive, kjo tendencë pritet të vazhdojë edhe për festat e fundvitit raporton Monitor.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
Policia sulmoi protestuesit me gaz që bllokon frymëmarrjen. I ndjek me topat e tymit deri brenda bllokut

Protesta e opozitës te premten në 19.00, policia vendos bllokimin e rrugëve

16/04/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

Përplasje në “Top Story”, Alfred Lela largohet nga studio pas debatit me Grida Dumën

16/04/2026
Operacioni “Anëtarët”, goditet grupi kriminal i shitjes së armëve në Tiranë

TIRANË/ Procedohet penalisht Altin Goxhaj, Policia sqaron incidentin në rrugën “Kavajës”

16/04/2026
Shtëpia e Bardhë alarmohet nga një makinë, dyshohet se kishte bombë

ANALIZA/ Amerika zgjohet ndaj fuqisë së rrezikshme të AI

16/04/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.