Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vlorë, aksidenti BMW X6, prokuroria do verifikojë masat e sigurisë përgjatë Lungomares

29/11/2016
Vlorë, aksidenti BMW X6, prokuroria do verifikojë masat e sigurisë përgjatë Lungomares
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Vlorës do t’i kërkojë gjykatës të vendosë masën “arrest me burg” për tre persona të arrestuar pas aksidentit në aksin Ujë i Ftohtë – Skelë, në të cilin humbi jetën 18-vjeçari Kristo Panajoti dhe u plagos drejtuesi i mjetit.
Nga njëra anë prokuroria dyshon se dy inxhinierët e firmës, Tomorr Cena dhe Ilirian Tahmazi kanë shkelur rregullat e mbrojtjes në punë duke qenë se gjatë punimeve të firmes “Xh@m”, e nënkontraktuar nga një firmë greke, nuk kishin vendosur tabela paralajmëruese për përdoruesit e rrugës.
Të pyetur nga prokurorja e çështjes, përgjegjësi i sigurimit teknik dhe inxhinieri zbatues i projektit kanë deklaruar se në këtë aks kishte tabela.
Por kjo dëshmi shihet si e dyshimtë nga akuza për sa kohë nga verifikimi në vendngjarje është konstatuar se tabelat janë vendosur një ditë pas aksidentit tragjik.
Prokuroria e Vlorës ka urdhëruar ekspertët të inspektojnë sërish jo vetëm vendngjarjen, por të gjithë aksin ku kryhen punimet e Lungomares, për të konfirmuar nëse është i siguruar ky perimetër jo vetëm për automjetet që qarkullojnë aty, por edhe për kalimtarët.
Në funksion të hetimeve, prokuroria ka edhe dëshminë e shoferit Petraq Beja, i cili po kurohet në spital nën arrest për shkelje të rregullave të qarkullimit.
Beja insiston se shkak i aksidentit është bërë një gropë në mes të rrugës për praninë e së cilës nuk ishte paralajmëruar me tabela.
Por, siç edhe ai e ka pranuar, edhe sipas prokurorisë mjeti që ai po drejtonte ishte me shpejtësi tej normave të lejuara në një aks në punim e sipër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.