Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Rrëfehet vrasësi i Gurit të Zi: Ja si dhe pse e vrava shokun te “Ara e Xhemës”

28/11/2016
Rrëfehet vrasësi i Gurit të Zi: Ja si dhe pse e vrava shokun te “Ara e Xhemës”
Share on FacebookShare on Whatsapp


Viktima, Gazmend Sllami

Altin Hazizi, 21-vjeçari që vrau me çifte 18-vjeçarin Gazmend Sllami ka pranuar autorësinë, por në dëshminë e dhënë ka deklaruar se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht.
Policia bëri të ditur se 21-vjeçari ka deklaruar se kishte dalë për gjah me shokun e tij, Gazmend Sllami, por një pakujdesi e momentit kishte shkaktuar vdekjen e 18-vjeçarit, raporton “Panorama”.
“E vrava pa dashje shokun tim. Po tentonim të mësonim armën dhe unë nuk e di se si ajo u shkrep në momentin që Gazmendi ishte përballë meje. Kur e pashë atë të shtrirë, u largova nga paniku. Mendova që të vrisja veten. Nuk doja ta vrisja, u kërkoj të falur familjarëve të tij”.
Kështu ka deklaruar pas arrestimit 21-vjeçari Hazizi, i cili u arrestua dje nga Policia e Elbasanit. Ai akuzohet për veprën penale të “vrasjes pa paramendim”.
“Specialistët për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë arrestimin e 21-vjeçarit Altin Hazizi, banues në fshatin Guri i Zi. Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale dhe hetimore, Policia ka bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Pas marrjes dijeni se në vendin e quajtur “Ara e Xhemës” shtetasi Gazmend Sllami është vrarë me armë gjahu, menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur efektivat e policisë. Në vendngjarje grupi hetimor ka sekuestruar një gëzhojë arme gjahu dhe 5 telefona celularë. Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes janë shoqëruar 20 shtetas si të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen.
Nga veprimet e kryera dyshohet se shtetasi Altin Hazizi ta ketë vrarë nga pakujdesia, pasi kishin dalë të dy për gjueti”, bëri të ditur Policia. Burime nga grupi hetimor sqaruan se nuk përjashtohen as pista të tjera në lidhje me këtë ngjarje, pa specifikuar më konkretisht dyshime të tjera të mundshme.
Ndërkohë është i paqartë motivi pse dy të rinjtë posedonin pesë telefona celularë.
Sipas shpjegimit të dhënë nga i arrestuari, mesditën e së shtunës ai e ka marrë në telefon shokun e tij, Gazmend Sllami, ku e kishte vënë në dijeni se kishte marrë në shtëpi çiften dhe po e priste në kodrinë për të gjuajtur bashkë.
Mësohet se pas telefonatës 18-vjeçari ka dalë nga banesa rreth orës 14:00, por ai nuk i ka informuar familjarët se ku po shkonte. Ai është drejtuar për në vendin e quajtur “Ara e Xhemës”, ku edhe po e priste shoku i tij.
Dyshohet se ata kanë nisur të përdorin çiften, por në një moment pakujdesie, kur i riu ka tentuar të qëllojë me armë, fatkeqësisht plumbi ka prekur shokun e tij, duke i marrë jetën.

altin hazizi
Autori i dyshuar, Altin Hazizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Trump propozon Eric Wendt si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

Eric P. Wendt konfirmohet nga senati, së shpejti ambasador i SHBA në Shqipëri

06/08/2026
EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.