Një serb, ka aksidentuar me kamionin e tij në 80-vjeçar në aksin Fushë Krujë – Tiranë. I dëmtuari u dërgua në Spitalin Ushtarak, ndërsa shoferi serb u arrestua.
Sipas burimeve të Policisë vendore të Durrësit, mësohet se specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë Sinisha Nedeljkoviq 50 vjeç, banues në Krugujevac, Serbi.
Në aksin rrugor Fushë Krujë – Tiranë, duke drejtuar mjetin tip Volvo kamion me targa KG 112 TB, dhe rimorkio AB 420 KB, ka aksidentuar shtetasin këmbësor R. Ç., 80 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”parashikuar në nenin 290 të Kodit Penal.





