Dy persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur një pikë karburanti në Dajç, në aksin Lezhë-Shkodër.
Për të çuar deri në fund aktin e tyre, personave ende të paidentifikuar iu është dashur të përleshen me rojën e karburantit, i cili edhe është qëlluar me sende të forta nga ta.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ndërsa gjatë përleshjes me hajdutët ka mbetur i plagosur punonjësi i karburantit, Lekë Përkeç, i cili është dërguar me urgjencë në spital.
Dy grabitësit e maskuar mësohet se pasi plagosën rojën kanë grabitur edhe një sasi parash dhe janë larguar me shpejtësi. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e grabitësve.





