Policia e Elbasanit ka bërë të ditur se ka arrestuar autorin e dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit Gazmend Sllami në fshatin Gur i Zi në Elbasan.
Lidhur me rrethanat e krimit, polica ka zbardhur ngjarjen dhe bën të ditur se 19-vjeçari u vra nga pakujdesia.
I riu i vrarë mbrëmë me plumb në zemër merrej me bujqësi, pasi nuk kishte mundur të vijonte gjimnazin, për shkak të rezultateve të dobëta dhe largësisë së shtëpisë nga shkolla. Edhe pse me arsim 8-vjeçar në fshat e njohin si një djalë të sjellshëm dhe që nuk konfliktohej me njeri.
Edhe familjarët janë të shokuar nga ngjarja dhe thonë me forcë se djali i tyre nuk kishte asnjë konflikt. Më 11 dhjetor ata prisnin të festonin ditëlindjen e të birit, por mjaftoi një telefonatë mesditën e djeshme që djali i dytë i familjes Sllami të mos kthehej më në shtëpi.





