Dy të rinj të cilët kanë sulmuar dhe plagosur me thikë një tjetër të ri, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësi. Ndërsa i plagosuri, për shkak të plagëve të marra në qafë dhe kraharor, ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Durrësit.
Burime të Policisë Vendore, bëjnë të ditur se, specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punojnë për kapjen e S. L., 21 vjeç dhe A. L.,20 vjeç, të dy banues në Durrës.
Këta persona më datë 26. 11. 2016, rreth orës 18:50, në lagjen Nr. 13 Durrës, pas një konflikt për motive të dobëta kanë tentuar te vrasin me thikë duke e goditur në qafë dhe në kraharor shtetasin E. D., 27 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasja me dashje” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar në nenet 76, 22, 25 dhe 279 të Kodit Penal.





