Policia e Lezhës ka zhvilluar dje një operacion për të kapur një 25-vjeçar të shumëkërkuar, i dënuar me 8 vjet burg për disa vepra penale pasi kishin marrë sinjalizime për vendin ku fshihej në Kodër-Rrëshen. Por aksioni nuk ka qenë aspak i lehtë, pasi Amarildo Ndoj ka kanosur me armë pistoletë punonjësit e policisë duke qëlluar në ajër si dhe ka arritur të largohet në pyll duke përfituar nga errësira dhe terreni malor.
Policia gjeti në vendngjarje dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë e cila dyshohet se është përdorur nga autori si dhe një gëzhojë.
Amarildo Ndoj, bashkë me Arjan Prengën dhe Tonin Bibën akuzohen si autorët e vrasjes së 20-vjeçarit Edison Jaku mbrëmjen e 27 tetorit 2009, 30 metra nga komisariati i policisë, Mirditë. 20 vjeçari po kthehej nga puna si kamerier në një bar-internet kur u qëllua me automatik dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën rrugës për në spital.
Veprat penale në ngarkim të tij janë “Kanosja” “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit” “Kanosja për shkak të detyres”, ndërsa që nga momenti i vrasjes së kameririt Amarildo qendronte në arrati prej 7 vitesh.
Vendimi Gjykatës, Lezhë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, me vendimin nr. 15, datë 24.01.2011, ka vendosur:
Deklarimin fajtor të pandehurit Tonin Ndoj për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me burgim të përjetshëm dhe 900.000 (nëntëqind mijë) lekë gjobë.
Deklarimin fajtor të pandehurit Tonin Ndoj për kryerjen e veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 2 vjet burgim.
Në bazë të nenit 55 të K. Penal bashkimin e dënimeve dënimin e të pandehurit Tonin Ndoj me një dënim të vetëm burgim të përjetshëm dhe 900 000 (nëntëqind mijë) lekë gjobë.
Në bazë të nenit 406 të K. Pr. Penale dënimin e të pandehurit Tonin Ndoj përfundimisht me 25 vjet burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.
Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit datë 27.10.2009 dhe do të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme
Deklarimin fajtor të pandehurit Amarildo Ndoj për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim te parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 21 ( njëzet e një) vjet burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.
Deklarimin fajtor te pandehurit Amarildo Ndoj për kryerjen e veprës penale të mbajtjes pa leje të armëve luftarake të parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me një vit burgim
Në bazë të nenit 55 të K. Penal bashkimin e dënimeve dënimin e të pandehurit Amarildo Ndoj me një dënim të vetëm prej 21 (njëzet e një) vjet burgim dhe 600 000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.
Në bazë të nenit 406 të K. Pr. Penale dënimin e të pandehurit Amarildo Ndoj përfundimisht me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim dhe 400.000 (katërqind mijë) lekë gjobë.
Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit date 26.10.2009 dhe do të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme.
Deklarimin fajtor të pandehurit Arjan Prenga për kryerjen e veprës penale të vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 78/2 e 25 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite cenimin e tij me 21 (njëzet e një) vjet burgim dhe 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë gjobë.
Në bazë të nenit 406 të K. Pr. Penale dënimin e te pandehurit Arjan Prenga përfundimisht me 14 (katërmbëdhjetë) vjet burgim dhe 400.000 (katërqind mijë) lekë gjobë.
Vuajtja e dënimit i fillon nga data e arrestimit datë 26.10.2009 dhe vuajtja e dënimit të kryhet në burg të sigurisë së zakonshme.
Ne aplikim te nenit 190 germa b të K. Pr. Penale sendet e sekuestruara konkretisht armë zjarri tip kallashnikov model 56 nr 14195749, pistoletë me nr K3 1059 e vitit 1946 me dy krehra rezervë dhe pesëmbëdhjete copë fishekë të konfiskohen.
Në aplikim të nenit 190, pika 1 germa a të K. Pr. Penale sendet e sekuestruara konkretisht Telefoni celular tip Nokia me nr. 0685274346, tip Nokia me nr .0685086262 tip Motorola me nr. 0685274797, tip Samsung me nr. 0683487911 në bazë të nenit 190, pika 1, germa a të K. Pr. Penale të kalojnë në favor të shtetit.
Në aplikim te nenit 190, germa c të K. Pr. Penale sendet e sekuestruara një kapele sportive me mbishkrimin Guci t’i kthehet familjareve të viktimës.
Shpenzimet procedurale në masën 28.000 leke dhe shpenzimet gjyqësore i ngarkohen të pandehurve solidarisht.
Vendimi Gjykatës së Apelit, Shkodër
Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin nr. 239, datë 07.11.2011, ka vendosur:
Lënien në fuqi të vendimit nr. 15, datë 24.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për të pandehurin Tonin Ndoj, Amarildo Ndoj, lidhur me cilësimin ligjor, fajësinë, llojin dhe masën e dënimit për veprën penale të parashikuar nga neni 278/2 të K. Penal dhe disponimin mbi kohën, vendin e vuajtjes së dënimit, provat materiale dhe shpenzimet procedurale.
Ndryshimin e vendimit për pjesët e tjera në këtë mënyrë:
Deklarimin fajtor të pandehurit Tonin Ndoj për kryerjen e veprës penale të “Vrasjes me paramendim”, parashikuar nga neni 78/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 25 (njëzetepesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K. Penal dënimin e të pandehurit Tonin Preng Ndoj me 25 (njëzetepesë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406/1 të K. Pr. Penale, i zbritet 1/3 e dënimit dhe përfundimisht i pandehuri Tonin Preng Ndoj dënohet me 16 (gjashtëmbëdhjetë vjet) e 8 (tetë) muaj burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Amarildo Zef Ndoj për kryerjen e veprës penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 i K. Penal dhe dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal i pandehuri Amarildo Zef Ndoj dënohet me 6 (gjashtë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K. Pr. Penale i zbritet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri Amarildo Zef Ndoj dënohet përfundimisht me 4 (katër) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit Arjan Mark Prenga për kryerjen e veprës penale “Sigurim i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 80 i K. Penal dhe dënimin e tij me 4 (pesë) vjet burgim.
Në zbatim të nenit 406 të K. Pr. Penale i zbritet 1/3 e dënimit dhe i pandehuri Arjan Mark Prenga dënohet përfundimisht me 3 (tre) vjet e 4 (katër) muaj burgim.
Kundër këtij vendimi, më datë 01.12.2011, ka ushtruar rekurs prokuroria e apelit Shkodër, e cila kërkon: Prishjen e vendimit nr. 239, datë 07.11.2011 të Gjykatës së Apelit Shkodër dhe lënien në fuqi të vendimit nr. 15, datë 24.01.2011 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për të pandehurin Tonin Ndoj e të tjerë.
Si shkaqe të rekursit, paraqet:
– Pretendimet e të pandehurve në gjykim janë të njëjta dhe me ato të të parashtruara në apel, gjykata e faktit i ka shqyrtuar një për një dhe ka arritur në një konkluzion të drejtë dhe bazuar në prova e në ligj, qoftë lidhur me cilësimin ligjor të veprës penale për tre të pandehurit dhe llojin e masës së dënimit, pavarësisht se masa ka qenë disi e ashpër, nuk mund të aludohej për ndryshimin e cilësimit ligjor të veprës penale.
– Ndryshimi i kualifikimit ligjor për të pandehurit Amarildo Ndoj dhe Arjan Prenga, nga vrasje me paramendim në bashkëpunim në “Sigurimin e kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje”, kryer në bashkëpunim, është i pabazuar pasi veprimet e tyre janë komplekse dhe në kontakt të vazhdueshëm.
– Dy të pandehurit kanë marrë kontakt me të pandehurin Tonin Ndoj dhe kanë qenë në dijeni të veprimeve të tij për vrasjen e shtetasit Edison Jaku.BW





