Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Qeveria dështon sërish në mbledhjen e të ardhurave

25/11/2016
Qeveria dështon sërish në mbledhjen e të ardhurave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse qeveria rishikoi në ulje të ardhurat në buxhet në muajin shtator, sërish nuk ia ka dalë të realizojë planin. Deri në fund të muajit tetor arkës së shtetit i mungojnë 4 miliardë lekë. Vështirësitë më të mëdha janë shfaqur në mbledhjen e të ardhurave nga taksa më e rëndësishme, TVSH-ja.
Mbledhja e të ardhurave nga Tatimet dhe Doganat duket se po bëhet më e vështirë në pjesën e dytë të vitit. Ndonëse në buxhetin e rishikuar në muajin shtator qeveria uli pritshmëritë në të hyrat në arkën e shtetit nga tatimet dhe taksat sërish nuk ia ka arritur qëllimit.
Sipas të dhënave fiskale ende të papublikuara zyrtarisht nga Ministria e Financave vërehet se për periudhën 10 mujore, të ardhurat kanë shënuar një ulje me 4 miliardë lekë krahasuar me planin. Administrata Tatimore dhe Doganore për periudhën janar-tetor 2016 ka dështuar në realizimin e të ardhurave me 3,6 miliardë lekë kundrejt pritshmërive.
Performancën më të dobët e ka shënuar TVSH-ja me një deficit prej 4,7 miliardë lekësh krahasuar me planin. Në rënie kanë rezultuar për këtë periudhë edhe Akciza dhe të ardhurat jo tatimore. 
Në analizën e bërë nga ministria e Financave mbi pritshmëritë e të ardhurave në buxhetin e këtij viti, theksohet se  në këtë performancë të dobët kanë ndikuar kryesisht faktorët e jashtëm, ku çmimet e mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare, si ai I naftës,  vijojnë të mbeten të ulëta.
Megjithatë të krahasuara me një vit më parë të ardhurat e mbledhura në total si dhjetëmujor rezultojnë në rritje me 7%.
Një ecuri pozitive kanë shënuar të ardhurat nga Tatimi mbi fitimin me rreth 4 miliardë lekë, falë kontributit të kompanive të energjetikës. Deri në fund të shtatorit vetëm OSHEE ka paguar mbi 1,3 miliardë lekë tatim fitim. BalkanWeb

MBLEDHJA E TË ARDHURAVE JANAR –TETOR 2016
TË ARDHURAT                      REALIZIMI NDAJ PLANIT
Nga tatimet e doganat                -3,6 miliardë lekë
Nga TVSH-ja                              -4,7 miliardë lekë
Nga Akciza                                 -1,2 miliardë lekë
Nga Tatimi mbi Fitimin                 + 4 miliardë lekë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.