Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Skënderbeu tashmë e ka një “çmim”, “kushton” 1.86 miliardë lekë

24/11/2016
Skënderbeu tashmë e ka një “çmim”, “kushton” 1.86 miliardë lekë
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Busti i Skënderbeut” i krijuar 77 vite më parë nga skulptori Odhise Paskali kushton 1.86 miliard lekë.
Kjo është vlera bustit të Heroit Kombëtar pranuar nga Gjykata e Tiranës.
Nuk bëhet fjalë për një çmim shitje të skulpturës simbol kombëtar, por 1.86 miliard lekë (të vjetra) është vlera e dëmshpërblimit për pronësinë e të drejtës së autorit të kësaj skulpture. Kjo pasi Floriana Paskali e bija e skulptorit ka paditur shtetin shqiptar me pretendimin se imazhi i kësaj skulpture është përdorur pa lejen e autorit si “Watermark” në faqet e vizave të pasaportës së re biometrike që përdorim aktualisht. Gjykata ka pranuar të dëmshpërblehet trashëgimtarja e skulptorit të ndjerë Odhise Paskali.
Në seancën e 22 nëntorit 2016, gjykatësja Brunilda Kadi ka vendosur të pranojë kërkesën e paditëses Floriana Paskali e bija e Odhise Paskalit për përcaktimin e shumës së kërkuar si dëmshpërblim në vlerën e 186,308,533 leke (njëqind e tetëdhjetë e gjashtë milion e treqind e tetë mijë e pesëqind e tridhjetë e tre lekë).
Muaj me parë ajo kërkoi me Gjykatë nga shteti shqiptar dëmshpërblim për përdorimin pa të drejtë autori të veprës së babait të saj në faqet e pasaportave biometrike pronë e shtetit shqiptar.
Në padinë e një viti më parë më 17 shkurtit 2015, Floriana Paskali kërkoi që Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë , Ministria e Financave, Ministria e Punëve të Brendshme “të dëmshpërblejë trashëgimtarët e të ndjerit Odise Paskali (Skulptor i Popullit) për dëmin e shkaktuar nga shkelja e të drejtës ekskluzive të shfrytëzimit të veprave artistike bust i Skendërbeut, vepër me autor Odise Paskali e vitit 1939, dhe Monument i Skënderbeut, vepër e Odhise Paskali me bashkautorë, të stampuara në pasaportat biometrike, pronë e shtetit shqiptar.
Ky proces tashmë ka ezauruar në gjykatë plotë 29 seanca dhe ende nuk ka një vendim përfundimtar, por në rast të pranimit të padisë në themel shuma që do duhet t’i paguhet vajzës së skulptorit është pranuar tashmë nga gjykata.
Seanca e radhës është caktuar më 5 dhjetor dhe gjykata ka kërkuar nga Floriana Paskali të paraqesë kërkesën se si ajo do të përllogaritet përfitimi monetar i saj për pasaportat biometrike të prodhuara me imazhin e bustit të Skënderbeut pas datës 30 Prill 2016. Shqiptarja.Com

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio

Grabitet me armë një argjendari në Paskuqan

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.