Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PËRGJIMI/ Ja kodet se si policia e Kurbinit njoftonte trafikantët e drogës

24/11/2016
PËRGJIMI/ Ja kodet se si policia e Kurbinit njoftonte trafikantët e drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtatë personat e prangosur dy ditë më parë në Kurbin, mes të cilëve edhe një punonjës policie, të dyshuar si anëtarë të një grupi të strukturuar kriminal në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, kanë përdorur gjuhë të koduar në komunikimet telefonike.
Ata janë përpjekur t’u ruhen përgjimeve, duke përdorur fraza të ndryshme, teksa i referoheshin aksioneve antikanabis të Policisë së Shtetit në plantacionet e kanabisit. Kanë qenë përgjimet disamujore të Prokurorisë, të administruara në dosjen hetimore, që kanë “zbërthyer” nënkuptimet e fjalive të koduara. Sipas burimeve, analizimi i përgjimeve ka zbuluar edhe punonjësin e Policisë të përfshirë në veprimtarinë e grupit kriminal, Zan Kasmi, i cili mbante të informuar anëtarët e tjerë të grupit nëse zhvilloheshin operacione antikanabis në atë zonë.

Kodet
“Panorama” ka siguruar një nga këto biseda të përgjuara, pjesë e dosjes së Prokurorisë, ku të dyshuarit flasin me njëri-tjetrin në lidhje me lëvizjet e Policisë.
Ndonëse u referoheshin operacioneve antikanabis, në bisedë ata thoshin që “nesër pasdite kanë për t’ardhë një copë herë me pi kafe”.
Në të njëjtën bisedë, ndërsa i pari shqetësohet për këtë fakt, tjetri e qetëson duke i thënë se nuk duhet të bëheshin merak, pasi nuk do të ndodhte asgjë. Por bashkëbiseduesi i parë sërish këmbëngul, duke i thënë se të nesërmen “nuk bohemi për kafe, se nuk kena mundsi me ik shpejt”.
Sipas Prokurorisë, përmes kësaj fjalie ai kërkonte të gjendej mundësia e shtyrjes së operacionit policor. Sipas hetimit, një tjetër frazë e koduar ka qenë edhe “do të vijnë dasmorët, kini kujdes krushqit”. Sipas burimeve, në këtë rast, me “dasmorë” nënkuptoheshin forcat e policisë, ndërsa “krushqit” ishin personat që punonin në plantacione.

Operacioni
Të arrestuarit e operacionit të finalizuar mbrëmjen e së hënës ishin Zan Kasmi, oficer policie dhe Luftar Nelaj, Hashim Nelaj, Elton Haxhia, Bashkim Kodra. Sami Balloku e Aldo Xhaferri ishin arrestuar më herët në kushtet e flagrancës.
Sipas Prokurorisë, në formën e një grupi të strukturuar me role të ndara, ata ishin përfshirë në kultivimin e kanabisit me qëllim trafikimin e tij jashtë vendit. Droga kultivohej në parcela në malësitë e Kurbinit, apo në vende të mbyllura të përshtatura me ndriçim dhe llamba ngrohëse.
Referuar hetimit, organizator dyshohet të jetë Luftar Neli, i cili kishte marrë “garanci” se bimët e mbjella prej tij nuk do të cenoheshin nga forcat e Policisë së Komisariatit të Kurbinit.

Përgjimi

– Mori ai miku …nesër, pasnesër mbasdite kan për t’ardhë një copë herë me pi kafe. (Do kalonin policë për operacion anti-kanabis)

– Si? Po a ka maru pun ai?

– S’di gja.

– A je tu e marr njiher n’telefon?

– Po e mar unë, por kur don me ardh trama, nesër?

– Po… nesër tha, jena për rrugë mjes, masi t’pimë kafe dikun tha..se kane punt e veta o burr..se kan për të shku me therr do kedha me i ven, edhe kur të kthejn kan për t’ardhe me pa ato tujet.

– Dmth nesër vijn aaaa?

– Për Zotin masdite tha…po pa merak o burr tha se ska pse me u ashtuna…!

– Për siguri mere e thuj se nesër nuk bohemi për kafe, se nuk kena mundsi me ik shpejt. (Pra, të gjendej mundësia të shtyhej operacioni policor në zonën e tyre).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
ANTIMAFIA/ Bllokohen 2 milionë euro të biznesmenes italiane Simonetta Coniglio

Grabitet me armë një argjendari në Paskuqan

05/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

EMRI/ Deportohet në Shqipëri i kërkuari për 3 vrasje në Shqipëri dhe në Belgjikë

06/08/2026
Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës, dyshimi

05/08/2026
Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

Rrogozhina prej 6 muajsh drejtohet nga një kushërinjtë e kryetarit që është në burg

05/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.