Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Hashashi zhvlerëson monedhën europiane…?!

15/11/2016
Hashashi zhvlerëson monedhën europiane…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp


Aktualisht duhen ndjekur më shumë zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, ku mund të tentojë të kanalizohet valuta që vjen nga tregtimi i hashashit…  

Monedha e përbashkët ka zbritur sot nën 136 lekë, duke iu afruar nivelit më të ulët të vitit prej 135.87 lekë, që u arrit më 22 korrik 2016.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye me 135.99 lekë, duke rënë me 0.15 lekë në raport me një ditë më parë. Në të njëjtën linjë ka qenë dhe dollari, që është nënçmuar me 0.34 lekë në 126 lekë.
Aktorët e tregut pohojnë se janë disa arsyet që po ndikojnë në këtë forcim të lekut.
Së pari, është afrimi i datës 20, që është data e pagimit të sigurimeve shoqërore dhe bizneset nxitojnë të këmbejnë valutën në lekë për të paguar detyrimet. Këtë vit, në treg është bërë aktiv dhe gazsjellësi TAP, i cili po ndikon në ofertën në valutë. Përveç kësaj, muajt tetor dhe nëntor janë tradicionalisht të vakët për shitjet e bizneseve, që të ndodhur përballë mungesës së likuiditetit detyrohen të konvertojnë valutën për të shlyer detyrimet ndaj shtetit. Në dhjetor, fillon e gjallërohet aktiviteti.
Së dyti, fitorja e Donald Trump si president i SHBA-së në Amerikë ka ndikuar në forcimin e dollarit deri në ditën e sotme, ku monedha e gjelbër ra teksa u zbeh optimizmi për efektin Trump në tregti. Kjo rritje e dollarit në tregun shqiptar stimuloi shitjen, duke sjellë një prurje të tepërt valutash, sipas aktorëve të tregut.
Por, a po ndikon valuta që po qarkullon nga shitja e hashashit (që tashmë është korrur dhe është në proces shitjeje) në këtë forcim të lekut?!
Aktorët e tregut pohojnë se nuk ka ndonjë ndikim direkt të një procesi të tillë. Valuta që po merret po mbahet si e tillë dhe nuk po konstatohen transaksione të mëdha këmbimi, kjo në tregun zyrtar të këmbimit. Efekti më i madh mund të ketë qenë në muajt e mëparshëm kur ky produkt u mboll, për të përballuar shpenzimet e kultivimit dhe pagesat e punonjësve.
Aktualisht duhen ndjekur më shumë zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, ku mund të tentojë të kanalizohet valuta që vjen nga tregtimi i hashashit.
monitor_kursi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
Ajola Xoxa jep shifrën e saj për blerjet, flet për herë të parë e shoqja e Veliajt

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë, SPAK i jep leje të takojë djalin e porsalindur

29/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

DITA 30/ Studentët marrin Universitetin, shpalosin banderolë gjigante: “Ju erdhi fundi!”

29/06/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Bardhi thirrje SPAK-ut: Kërkoni pa vonesë heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut

29/06/2026
”Morën peng aeroportin e Vlorës se iu prishën pazaret”, i riu: Rama dhe Balluku dëmtuan turizmin

MEDIA FRANCEZE/ Një muaj protesta kundër Ramës, u konsumua nga korrupsioni

29/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.