Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Durrës, atentati me tritol ndaj kreut të ALUIZNIT, shoqërohen 14 persona

15/11/2016
DETAJE/ Durrës, atentati me tritol ndaj kreut të ALUIZNIT, shoqërohen 14 persona
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të tjera detaje zbulohen për atentatin e mbrëmshëm me shpërthim eksploziv ndaj Gerti Aleksit, nëndrejtorit të ALUZINI-t, në Durrës.
Burime të Policisë Vendore bëjnë të ditur se janë shoqëruar 14 persona, por për asnjërin prej tyre nuk është ngritur ndonjë akuzë e mundshme konkrete, ndërkohë që po verifikohen, dëshmitë e tyre, me cilësinë e dëshmitarëve apo personave që mund të kenë dijeni.
Shpërthimi i fuqishëm tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin bregdetar të Durrësit. Një sasi e konsiderueshme tritoli ishte e vendosur në pjesën e përparme të automjetit tip “Land Rover” fuoristradë.
Automjeti ishte parkuar në lagjen Nr. 1 të qytetit bregdetar, e njohur ndryshe si zona e “Vollgës”, pranë vendit ku banon familja Aleksi. Dëshmitarët i thanë policisë se shpërthimi ka qenë i fuqishëm, por dëme ka pasur vetëm tek automjeti dhe dera e parkimit para së cilës ishte lënë makina.
“Më datë 14.11.2016, rreth orës 18:15, në lagjen Nr. 1 dyshohet se kanë vendosur një sasi të vogël lënde eksplozive në pjesën e përparme të mjetit tip fuoristradë, me targa AA 780 OL, në pronësi të shtetasit A. S. banues në Durrës, pa precedentë penalë.
Mjeti ka qenë i parkuar. Për pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale, kryesisht në pjesën ku ishte vendosur lënda plasëse. Në vendngjarje ndodhen efektivët e Policisë, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes”, sqaroi Policia nëpërmjet një njoftimi, por pa bërë të njohur faktin se makina përdorej nga numri dy i ALUIZNI-t, një ndër institucionet me interes për shumë qytetarë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS depozitoi ndryshimet për pagat e magjistratëve, një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar

04/08/2026
Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

04/08/2026
Altin Dumani në KQZ, takon Celibashin për hetimin zgjedhor

Padia për Dumanin në Verona Italisë, SPAK shpjegon çështjen dhe si lidhet me Çelën

04/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Nis procedura për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca

04/08/2026
Rama justifikon vendimet e Bordit për çmimin e naftës mbi atë të kompanive

PS depozitoi ndryshimet për pagat e magjistratëve, një ditë para mbylljes së sesionit parlamentar

04/08/2026
Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

Parandalohet atentat në Sarandë, arrestohen pesë persona; zbardhen emrat e të dyshuarve

04/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.