Edhe zyrtari i policisë së Shkodrës që kërcënoi dje me pistolete është ndëshkuar sot nga Gjykata.
Me kerkese te Prokurorise Shkoder, gjykata vendosi masen “pezullim nga detyra” per oficerin e policise, Pjerin Lazri, i dyshuar per vepren penale te “shperdorimit te detyres”. Oficeri i policise shfaqet ne pamje filmike, duke nxjerre armen pistolete, gjate nje debati me disa tregtare ne Shkodër.
Ndërkohë policia ka ndaluar katër nga shitësit e duhanit që rezistuan represionin tatimor dhe policor dje në një nga tregjet e qytetit të Shkodrës.





