Edhe ditën e sotme parashikohet një mot me reshje të dendura shiu. Sipas sinoptikanëve, pjesa e parë e ditës do të karakterizohet në zonat lokale nga shira të dendura të shoqëruara me shtrëngata dhe stuhi, ndërsa në zonat malore pritet të ketë reshje të pakta dëbore.
Në pjesën e dytë të ditës pritet të ketë një dobësim të intensitetit të reshjeve dhe moti pritet të ketë përmirësime duuke filluar nga java e ardhshme.
Temperaturat që parashikohen për ditën e sotme:
Vendet malore, 5/10 gradë celsius
Vendet e ulëta, 8/16 gradë celsius
Vendet bregdetare, 8/16 gradë celsius





