Një person u arrestua në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec. Personi i arrestuar është Ervin Duka, 29 vjeç, banues në fshatin Guras, Pogradec.
Pas marrjes të informacionit të siguruar në rrugë operative, si edhe gjatë kontrollit që shërbimet policore ushtruan në banesën e këtij të fundit, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale :Një kallëp i dyshuar si lëndë shpërthyese tritol si edhe 89 copë fishekë model 54, kalibri 7.62mm, të cilat shtetasi i lartpërmendur i posedonte pa lejen e organeve kompetente.
Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale:”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.





