A.Ll. 22 vjeçe, banuese në Shenavlash, Durrës është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë.
Më datë 11.11.2016, ora 13:30 ka bërë kallëzim në policinë e Durrësit babai i saj, shtetasi M.Ll. 51 vjeç. Sipas deklaratës së dhënë në polici, babi i vajzës së zhdukur ka thënë se më datë 08.11.2016 e ka përcjellë vetë në Portin e Durrësit për në Itali dhe që nga ajo ditë nuk ka dijeni për vendndodhjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





