Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Paralajmëron drejtoresha: Ja bizneset që do të kalojnë në sitën e administratës tatimore

28/10/2016
Paralajmëron drejtoresha: Ja bizneset që do të kalojnë në sitën e administratës tatimore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lufta ndaj informalitetit që nisi në shtatorin e vitit të kaluar ka hyrë në një fazë të dytë. Drejtoresha e re e Tatimeve, Vasilika Vjero zbulon në një intervistë për Top Channel se cilat janë bizneset që do të kalojnë në sitën e imët të administratës tatimore.
Sipas saj, sistemi kompjuterik i Tatimeve ka përzgjedhur 6 degë, të cilat rezultojnë me risk të lartë për evazion dhe këto degë do të jenë targeti kryesor i kontrolleve.
“Janë 6 sektorë ku puna jonë do përqendrohet, që janë: tregtia me pakicë e shumicë, hoteleri-turizmi, restorantet, ndërtimi, profesionet e lira dhe bujqësia. Këta janë sektorët ku do të përqëndrohen shumica e kontrolleve dhe vlerësimeve”, deklaron Vjero.
Drejtoresha e re e Tatimeve thotë se kontrollet e shpeshta qe acaronin bizneset tani do të rrallohen dhe do të kryhen vetëm mbi bizneset e përzgjedhura nga sistemi kompjuterik i riskut.
“Ne do reduktojmë dhe janë reduktuar maksimalisht vizitat e inspektorëve pranë njësive ku bizneset zhvillojnë aktivitetin. S’ka pse inspektorët të trokasin çdo ditë, por vetëm kur ky biznes paraqet një risk”, sqaron Vjero.
Por a duhet bizneset e tjera të flenë të qeta?
Sipas drejtoreshës së Tatimeve, lufta kundër informalitetit do të vazhdojë dhe algoritmi i riskut mund të nxjerrë emra të tjerë.
“Sigurisht që lufta ndaj informalitetit do të shtrihet në të gjitha nivelet e tatimpaguesve. Nuk do të thotë që sektorët e tjerë me më pak risk nuk do të jenë në fokus të luftës ndaj informalitetit”, nënvizon Vjero.
Por çfarë do të ndodhë me 31 mijë bizneset e gjobitura gabimisht nga sistemi i Tatimeve?
“Nuk do ketë veprime me forcë për këto detyrime sepse kjo kategori do përfitojë nga ligji i faljeve”, shton Vjero.
Sipas saj, administrata tatimore është duke pritur vetëm që qeveria të miratojë ligjin në Parlament për t’i zeruar këto 31 mijë gjoba në sistem. /Top Channel /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.