Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Eni Vasili shpjegon krahasimin e Kryeministrit me personazhet e filimit per Eskobarin

22/10/2016
Eni Vasili shpjegon krahasimin e Kryeministrit me personazhet e filimit per Eskobarin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në një intervistë për Panorama, moderatorja e emisionit “Studio e Hapur” thotë se krahasimi me personazhe të filmit të Escobarit nga ana e Kryeministrit Rama nuk ka qenë ofendim për të dhe se ajo nuk ka shumë nevojë për t’u mbrojtur nga të tjerët.

Intervista e fundit e Kryeministrit për emisionin tuaj “Studio e hapur” ka pasur shumë jehonë, jo vetëm për çështjet që trajtoi dhe përgjigjet që kreu i qeverisë dha, por edhe për batutat për të cilat Kryeministri është i njohur. Çfarë ndjesie keni pasur për krahasimin me filmin “Narco” rreth jetës së Pablo Eskobarit?

Të them të drejtën jam sinqerisht e befasuar nga fakti se disa kolegë, për hir të nevojës së tyre për betejë me Kryeministrin, të cilën profesionalisht e kuptoj ose tejkalimin e normës së klikimeve të ditës, më kanë përfshirë në një “lajm” absurd, sipas të cilit Kryeministri më paska ofenduar mua gjatë intervistës se dy ditëve më parë. Dhe kjo i paska irrituar kolegët që janë hedhur të më mbrojnë nga Kryeministri.

E para e punës, falëminderit për “solidaritetin”, por ky lloj solidariteti është një farsë që e cenon dhe nuk e ushqen frymën e solidaritetit mes nesh! Sepse kjo farsë buron nga një deformim thelbesor i asaj çka tha Kryeministri. E dyta, kolegët duhet të jenë të sigurtë se, nëse do të ishte siç thonë ata, nuk do t’ia kisha përtuar Kryeministrit, pa pritur të më mbronin të tjerët!

Dhe e treta, më e keqja në këtë mes, është në fakt se kolegët po bëjnë pikërisht atë prej së cilës janë vënë në radhë për të më mbrojtur: Cenimin e personit tim! Natyrisht unë nuk do t’ia përtoja as këtyre të fundit, siç nuk ia kisha përtuar as atij të parit! Por për këta të dytët, jo vetëm ndiej keqardhje profesionale, por s’dua as t’i ndihmoj për klikime të tjera rreth një absurditeti që, fatkeqësisht në këtë rast, u jep të drejtë politikanëve (Edi Ramës të parit) që nuk duan të na marrin seriozisht! Për një klik më shumë, për fat të keq, nuk po njohim më as njëri-tjetrin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

DITA 82/ “Do të vijojmë deri në dorëheqjen e Ramës”

20/08/2026
PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

PUSTEC/ Në prani të Mickovskit, ekzekutohet vetëm himni maqedonas, mungon himni shqiptar

20/08/2026
RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

RRJOLL/ 24-vjeçari bie nga gomonia dhe goditet nga helika, humb jetën

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.