Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Blushi: Brenda muajit nëntor formoj partinë e re

17/10/2016
Blushi: Brenda muajit nëntor formoj partinë e re
Share on FacebookShare on Whatsapp

I ftuar në studion e emisionit “Opinion” pas largimit të tij dhe deputetes Mimoza Hafizi nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, deputeti Ben Blushi ka folur për arsyet e kësaj lëvizjeje, si dhe disa tema të tjera, ndër to dhe krijimin e partisë së tij të re.
Intervista në studion e “Opinion” nisi me arsyet e largimit nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste të deputetit Blendi Fevziu. Arsyeja themelore sipas Blushit është se në PS nuk ka zgjedhje të lira, çfarë për deputetin nuk është normale.
“Pse po ikim nga Rilindja? Nuk mund të qëndrojmë në një parti ku nuk pranohen të zhvillohen zgjedhje. Vendimi ynë, i imi dhe Hafizit nuk është një rrufe në qiell të hapur. Unë kërkova të kandidoj ndërsa rilindja më hoqi të drejtën e kandidimit.
Nuk është vendim personal. Jemi dy deputetë që pasi i konsumuam të gjitha mundësitë për të bashkëjetuar në një parti, vendosëm të largoheshim. Ne kemi bërë një betejë brenda PS, që nga fillimi i vitit 2016 për të kërkuar zgjedhje të lira. Nëse në Shqipëri një parti e cila eleminon zgjedhjet në të gjitha forumet duke hequr mundësinë për t’u zgjedhur, kjo nuk është normale për mua. Kjo është arsyeja themelore”.
Ai theksoi se shqiptarët kanë aftësinë për të harruar shpejt, sipas tij është bërë një betejë në Partinë Socialiste përgjatë vitit të fundit, dhe ky vendimi të enjtes nuk ishte një rrufe në qiell të hapur.
Më pas Ben Blushi bëri të ditur se brenda muajit nënotr ai do të krijonte partinë e re dhe se ajo do të jetë një platformë e njerëzve të zakonshëm dhe jo biznes privat, sikurse është shndërruar Partia Socialiste.
“Bashkë me zonjën Hafizi që e kam bashkëpunëtore duam të bashkojmë sa më shumë vullnete për një projekt të ri politik që do të marrë formë shumë shpejt. Brenda një muaji do të marrë formë. Brenda muajit Nëntor do të shpallim një projekt të ri politik, i cili do të jetë platformë e njerëzve të zakonshëm. Nuk e kam ambicien për të krijuar parti private. Nëse do doja të isha ortak në një biznes privat, do rrija në PS. Do kisha kuotat më të larta në atë biznes nëse do rrija prapa Ramës në atë biznes. Nuk e kam pranuar”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

EMRI/ Atentat me armë në Sarandë, plagoset 50 vjeçari

17/07/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

17/07/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Bardhi: Raporti i Komisionit Europian rrëzon Ramën për Ballukun

17/07/2026
DITA 48/ Protesta, thirrje për masivitet më 23 korrik: Do të jetë seanca e fundit për këtë Parlament

DITA 48/ Protesta, thirrje për masivitet më 23 korrik: Do të jetë seanca e fundit për këtë Parlament

17/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

EMRI/ Atentat me armë në Sarandë, plagoset 50 vjeçari

17/07/2026
Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

Kërcënohet gjatë udhëtimit gazetari Osman Stafa

17/07/2026
Gazment Bardhi shpjegon kompromisin për listat: Nuk e dimë nëse do të jetë më mirë apo më keq. Por është progres

Bardhi: Raporti i Komisionit Europian rrëzon Ramën për Ballukun

17/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.