Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Veliaj mbyll një tjetër emision, pasi hetuan mbi vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës

10/10/2016
Veliaj mbyll një tjetër emision, pasi hetuan mbi vdekjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grida Duma ka reaguar ditën e sotme lidhur me mbylljen e emisionit investigativ në televizionin kombëtar Vizion+. Ajo akuzon në mënyrë të drejtpërdrejtë qeverinë dhe kreun e Bashkisë së Tiranës se kanë ndërhyrë përpara se emisioni të transmetohej dhe e kanë bllokuar atë. Pasi në emission do të trajtohej vdekja e 17 vjecarit Ardit Gjoklaj në landfillin e sharrës. Duma tha se kjo ishte hera e dytë që Veliaj dhe Rama ndërhyjnë në televizione për këtë cështje. “Ai mbyll programe që guxojnë të hetojnë mbi aferën e tij”, ka vazhduar Duma.

REAGIMI I PLOT I DUMES

Dje ishte një ditë e keqe për lirinë e medias, për lirinë e shprehjes për demokracinë në Shqipëri.

Erion Veliaj, si kopje e keqe e Edi Ramës, si mëkëmbësi i tij për të gjitha aferat në Bashkinë e Tiranës mbylli një emision investigativ në Vizion Plus.

Një emision që po hetonte krimin e tij në Sharrë, aty ku humbi jetën dy muaj më parë 17 vjecari Ardit Gjoklaj.

Teksa emisioni “publicus”, ishte paralajmëruar dhe pritej të shfaqte dje në darkë investigimin në Sharrë, rolin e përgjegjësinë e Erjon Veliajt në atë sipërmarrje të paligjshme, korruptive e kriminale, papritur, televizioni Vizion Plus vendos të mos e transmetojë dhe e mbyll programin.

Kjo është hera e dytë që Erion Veliaj ndërhyn dhe mbyll programe që guxojnë të hetojnë mbi aferën e tij. Në rastin e parë, Veliaj shkarkoi nga puna drejtoreshën e informacionit që tentoi të hidhte dritë mbi Sharrën, kësaj radhe Veliaj zhduku emisionin investigativ.

Kjo është një ngjarje e rëndë për median, për lirinë e shprehjes, për një prej themeleve të demokracisë. Një ngjarje e paprecedent që ndodh në një vend që kërkon të hapë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Erjon Veliaj si kopja e keqe e Edi Ramës po shfaqet si një xhelat i medias dhe fjalës së lirë.

Partia Demokratike e dënon ashpër këtë ngjarje dhe nxit organizatat e medias në vend që të reagojnë, të ngrenë zërin, të mos pajtohen me këtë ndërhyrje brutale e të papranueshme të Erion Veliajt.

Partia Demokratike beson se partnerët ndërkombëtarë, ambasadorët e vendeve mike, do ta mbajnë shënim rastin dhe do të mbajnë qëndrimin e duhur.

Ne i inkurajojmë autorët e programit ta bëjnë publik investigimin e tyre.

Prokuroria e Tiranës është nën detyrim ligjor të mos mbajë të mbyllura dosjet e Erjon Veliajt, por të zbatojë kushtetutën e të cojë para hetimin për aferën korruptive e kriminale të landfillit të Sharrës.

Nuk mund të pranohet më që Erjon Veliaj, ky armik i ligjit, i medias dhe shprehjes së lirë të bëjë ctë dojë me Bashkinë e Tiranës, me taksat e qytetarëve, e të sundojë televizionet e gazetat në vend në emër të interesave të tij financiare e kriminale.

G. Duma

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.