Në orët e para të mëngjesit, një hotel 5-katësh, në qytetin e Shkodrës është përfshirë nga flakët duke u shkrumbuar plotësisht kati i fundit i tij.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar, por thjesht dëme materiale. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike.
Nga zjarri janë vënë në rrezik edhe objekte të tjera. Për shuarjen e flakëve umobilizuanzjarrfikës nga Lezha dhe Shkodra.





