Edhe pse Shqipëria humbi përballë Spanjës dhe atmosfera në kombëtaren shqiptare nuk është më e mira e mundshme, Mavraj ka gjetur momentin edhe të bëjë shaka.
Në momentin kur gazetari e ka pyetur për sjelljen e Diego Kostës ndaj lojtarëve të kombëtares, ai tha me shaka dhe ironi se kishte kontaktuar me Kostën dhe ky i fundit i kishte kërkuar numrin e telefonit.
“Diego Kosta më kërkoi numrin e telefonit dhe e refuzova. I thashë që brazilianët që luajnë për Spanjën nuk i respektojmë.”





