Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndodhet për një vizitë pune në Romë.
Presidenti Nishani fillimisht u prit në selinë e Presidencës italiane, Qurinale, nga presidenti i Republikës së Italisë Sergio Mattarella.
Gjatë pasdites, Presidenti i Shqipërisë do të pritet në një takim zyrtar në Pallatin Giustiniani në Romë nga Presidenti i Dhomës së Senatit të Parlamentit italian z. Pietro Grasso.
Në qendër të takimeve do të jenë marrëdhëniet midis dy vendeve, rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian, situata ndërkombëtare, lufta kundër terrorizmit, etj.





