Policia e Tiranës vuri në pranga një 56 vjeçar, për shkak se ka shitur pikturat që një miku i tij ia kishte lënë në mirëbesim për t’i ruajtur. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë dhe shtetasi Thanas Fato, tashmë i arrestuar, i ka nxjerr në shitje pikturat e piktorit me iniciale T.H, 62-vjeç.
Ky i fundit ia kishte lënë nën ruajtje pikturat e tij përpara disa ditësh, por një pjesë prej tyre i sheh duke ia shitur tek Pazari i Ri në Tiranë. I arrestuari është dënuar edhe më parë nga policia për mashtrim.





