Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Olli: Veliaj i përfshirë në një valë tenderash të dyshimtë

09/10/2016
Olli: Veliaj i përfshirë në një valë tenderash të dyshimtë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Erjon Veliaj është përfshirë në një valë tenderash të dyshimtë, me shkelje të rënda ligjore që janë afera të pastra korruptive, deklaroi sot kreu i këshilltarëve të Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli.

“Media ka zbuluar se Veliaj jo vetëm i bën tenderat pa garë, pa konkurim, por del se fituesi i paracaktuar prej tij ka falsifikuar dokumentet.

Prokuroria ka nisur hetimet për këtë rast, por një zbardhje e plotë e rrethanave do të ishte në interes të publikut, për të kuptuar se si një operatori me dokumenta false i jepen 1 miliardë e 200 milionë lekë.

Prokurimi është bërë me 22 shkurt të këtij viti dhe i është dhënë firmës Ecologica Albania, me negocim, pa tender, pa garë, pa shpallje. I gjithë fondi i jepet mikut të Erion Veliajt edhe pse është shumë më tepër se fondet e nevojshme për pastrimin e asaj zone të Tiranës.

Miku i Erionit merr taksat e qytetarëve të Tiranës dhe paraqitet në Bashki me letra false.

Deri tani prokuroria ka heshtur për dhjetëra afera të Veliajt, të denoncuara me fakte dhe prova. Tani është koha për një hetim të plotë ku të dalin të gjitha përgjegjësitë e Erion Veliajt që e ka kthyer bashkinë në pazar tenderash me vjedhje të drejtpërdrejt, e tani dhe në shërbim të mafias së plehrave.

I bëjmë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që janë në darën e taksave të larta të Veliajt duhet të bashkohen për t’i treguar vendin këtij hajduti që abuzon kaq hapur me paratë e djersës dhe sakrificës suaj”, deklaroi Olli.

​

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.