Kosova ka pësuar humbjen e dytë me radhë në kualifikueset për Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’
Pas humbjes 6:0 nga Kroacia, Kosova ka pësuar një tjetër humbje. Kësaj radhe ekipi i Albert Bunjakit është mposhtur 3:0 nga Ukraina.
Pas kësaj humbjeje, Kosova gjendet e fundit në Grupin I me vetëm një pikë, derisa Kroacia kryeson me shtatë pikë pasi e mposhti 1:0 Finlandën.






