Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ILIR SECI/Peshqit…

09/10/2016
ILIR SECI/Peshqit…
Share on FacebookShare on Whatsapp

…Kur dal me ecë bregut te lumit Hudson, shpesh më qillon me i pa peshkataret ka gjuejnë peshk asajt. Ndalem dhe i kqyri, me ban pershtypje përqëndrimi i tyne se si ua mpijnë sytë grepave të hedhun ne lumë. Rrinë tue kqyre deri sa dridhet filispanja dhe fap e terhjekin fort kallamin.Vezullon në ajri barku i bardhë i ndonji peshku që bie në grep. Peshkatari mbledh kadalë filispanjën, kap peshkun dhe e mban në dorë…ja hjekë grepin prej goje dhe e kundron mire e mire. E rrotullon ne dorë disa herë dhe e lshon prapë… plluq e ne lumë! Kshtu asht ne kete zonë, mundesh me nxanë peshk sa te duesh por te duhet me e lshue prapë në lumë, nuk lejohet me e marrë me veti. E nxan peshkun por s’mundesh me e marrë me veti!

…I kqyri peshkataret ka i lshojnë peshqit e nxanun në ujë… Tue i pa peshqit ashtu të gjalle ka zhduken nen uje, mendoj me veti :

-Po sikur peshqit me pasë nji botë të tynen njisoj si e kena na gjindja!? Nji bote ku ata mirren vesh nderveti e kuptohen ma së miri!? E kur ban vaki që peshkatarët i nxanë dhe i lshojnë prapë në uje, ata peshqit e shkrete tue u dridhe prej frike, notojnë ne thellësi dhe u me sa za kanë në krye u thonë peshqve të tjere në lumë :

-“O Perendi! Ndigjoni çka na ndodhi ne sot! Na jena rrembye sot! Do qenie Aliene, do krijesa jashtëujore na kapen me do si grepa e shkopinj dhe na shtinë tmerrin! Ishin qenie te çuditshme, kishin kater gjymtyrë, me dy prej atyne gjymtyrve rrijshin drejt e me dy ato tjerat na nxunë ne! Tmerr! Ndersa na ishim gati tue dhane shpirt se na qitën jashtë uji , ato qeniet kater-gjymtyrshe s’kishin asnji problem ujëmarrje!? Ato mujshin me jetue pa uje! Tmerr…tmerr… Për fat, Alienët jashtëujorë, mbasi na kqyrën mirë e mire, na studiuen ne çdo anë, na lshuen prapë në ujë! O Zot! Na sot kemi lindë për së dyti, mbasi u rrembyem prej Alienëve!”

…E peshqit e shkretë ende te tmerruem nga ajo pervoje e frikshme, vazhdojnë e flasin…e flasin…pa ja nda!

…Dhe peshqit e tjerë rreth e rrotull e kqyrin njani-tjetrin tanë shikime kuptimplote, tue tundun krenat aprovueshëm :

-“Këta peshq që po kallzojne këso prrallash me Alienë e rrembime, thjesht kane luejtë mendsh! Janë te marrë qe shohin andrra me syhapë!”

…Peshqit e shkrete, që kishin perjetue tmerrin, binin copa me ua mbushe mendjen te tjereve se ishin rrembye nga alienet, por ma kot! Derisa nji ditë, peshqve te shkretë, që u lshuen ne lume peshkataret, s’u flet kush kurre ma me gojë se janë të luejtun mendsh…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.