Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/ Institucioni financiar që ofron mundësi punësimi dhe investimi në biznes

08/10/2016
INTERVISTA/ Institucioni  financiar që ofron mundësi punësimi dhe investimi në biznes
Share on FacebookShare on Whatsapp

AK Invest dhe MoneyGram është institucion financiar, i përqëndruar tek investimi në ekonomi. Kompania është një pakete multifunksionale që ofron në treg disa lloje shërbimesh dhe mundësish për t’u punësuar, vetëpunësuar dhe investuar ne biznese. Përfaqësuesja e kopmanisë Gloria Manushi në një intervistë për droni.al tregon hollësisht rolin e kësaj kompanie dhe mundësit që ajo ofron për bizneset, të papunët dhe ata që duan të investojnë.

Prej sa vitesh Ak invest është në treg dhe çfarë vende pune ofron?

Ak invest është institucion financiar, ne kemi disa vite në treg, jemi të përqëndruar tek investimi në ekonomi. Të bërit biznes ka ndikim në ambinetin që na rrethon. Ndaj, kushtet që vendosim në aktivitetin tonë marrin parasysh një bashkësi konsideratash sociale, etike dhe ambientaliste. AK-Invest ka përvojë të gjerë në ofrimin e të gjitha shërbimeve financiare dhe çështjet rregullatore te mbikqyrjes përfshirë PPP / LFT, sanksioneve shqyrtimit, njohjes se klientit, mbrojtjen e të dhënave dhe mashtrimit. Ne kemi përcaktuar rregulla të rrepta dhe udhëzimet për stafin tonë në të gjithë spektrin e fushave tona të veprimtarisë. Pra jemi të gjithëpërfshirë në bërjen e një biznesi, që tek këshillimi, ofrimi i kredive e deri tek gjetja e puonjësve.

Meqenëse jemi në ditën e dytë të panairit të punës, krahasuar edhe me vitet e tjera si ka qenë numri aplikantëve, sa ka arritur?

Unë mund të them që në këtë karige janë ulur më shumë qytetarë nga të gjithë kompanitë e e tjera. Panairi këtë vit ka qënë mëse i sukseshëm, deri në ditën e dytë ka patur mbi 200 aplikantë, për të gjitha llojet e shërbimeve që ofron AK invest. Por deri në fund shkon në shifra shumë më të larta dyfishi ose trefishi i shifrës që përmenda, kjo duke patur parasysh vitet e tjera.

Cilat janë disa kritere  kërkon Ak invest të plotësohen nga ana e aplikuesve për t’u punësuar?

Ah këto varen në bazë punës dhe llojit të shërbit që ata kërkojnë. Të gjitha llojet e kritereve janë të përcaktuar për çdo fush në mënyrë strikte nga ana e AK invest, Moneygram.

Si mund të fitoj vendin e punës apo një shërbim një aplikues që vjen tek kompanija juaj?

Si fillim ne ju marrim një intervistë këtu tek tenda jonë, më pas ata plotësojnë një formular dhe po ashtu dorzojnë një cv. Këto i realizoj unë, më pas, për intervistat e mëtejshme të gjithë aplikantët merren në intervista të tjera të fuishave përkatëse. Dhe kështu kompani ju tregon në çdo hap rrugën që do të ndjekin derisa të arrijnë të marrin shërbimin e duhur deri në fund.

Sa efektiv është panairi në këtë pjesë? Sa ju ka ndihmuar?

Faktikisht unë ju thash qe panairi ka qënë një ndihmesë e madhe, kjo sepse dalja këtu të përballe me shumë më shumë njerëz se sa ajo në zyrat tona të punës. Megjithse më duhet të them që baza dhe numri më i lartë i klientëve tanë janë gjatë gjithë kohës ata që interesohen nëpër zyrat tona, por panairi është goxha i sukseshëm.

Cili është një mesazh i fundit që ju si kompani do ti dërgonit të papunëve? Çfarë mund të ofroni ju?

Si institucion financiar ne kemi më shumë se një rol ekonomik për të përmbushur në shoqëri, kështuqë kemi cfarë ofrojmë për të gjithë.Jemi të specializuar në fushën e ekonimisë dhe nëse një student apo i papunë nuk po gjen mundësi punesimi apo për të siguruar të ardhura të vijnë tek AK invest është pikërisht vendi i duhur. Shmangim ose administrojmë me pergjegjësi cdo ndikim negativ të biznesit tonë ndaj njerëzve dhe ambientit. Japim kontributin tonë modest për ndyshimet ambientale. Synojmë në ndryshime pozitive sociale duke mbështetur cështje të drejta dhe investojmë në komunitet. Shërbimi ynë është transparent, i sigurt, i parashikueshme dhe në përputhje me legjislcaionin. Partnerët dhe klientët tanë përfitojnë nga ekspertiza tonë në menaxhimin e hyrjes në treg të sigurt, duke përfshirë licencat, regjistrimet, partneritetet lokale dhe pranisë fizike. Kemi mundur të mbështesim dhe kliente të cilet kërkjnë të lëvizin nga pagesat kombetare në ato ndërkombetare. Transfertat nëpërmjet Monygram janë sot ndër më kryesore që kryhen me vëndet ndërkombëtare. Ndaj do ti ftoja të gjithë të afroheshin pran nesh sepse patjeter do të gjenin një mundësi, sidomon ata qe jane pa angazhime dhe pa pune,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

DITA 81/ Rama e do Shqipërinë ‘Emirat’ për vete e oligarkët. Në shesh deri në dorëheqjen e Ramës

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

Dosja në prokurori/ Ndërtimi i ‘Principotes’ i Bekim Bulicës qëndron mbi një truall 8800 m2, me pronarë…

20/08/2026
Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

Shkodër/ Plagoset me armë zjarri Vladimir Bruçi, autori identifikohet

20/08/2026
FOTO/ Greqi, falsifikonin dokumente për në BE, grupi me në krye shqiptarin nxori 1 milion euro

Skandali i “universitetit” në Zall Bastar, 3 persona me diploma false nën hetim

20/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.