E tronditur dhe e shokuar , mes dhimbjes dhe lotëvenuk arrin ta besojë se djali i saj, i mirë, Miklovani është autori i asaj masakre që mori jetën 2 bashkëfshatarëve të tij dhe plagosi 4 të tjerë.
Në një prononcim për “News24”, e moshuara, thotë se nga turpi nuk ka mundur të shkojë për vizitë në familjen e viktimave dhe të lënduarve, pasi nënat e personave që mbetën të vrarë dhe të plagosur nga breshëria e kallashnikovit që u lëshua nga dora e djalit të saj, ajo i ka pasur shoqe.
“Mos o shpirt ça na bane
”, vajton plaka në sallë teksa pret që i biri të kalojë.Hall i madh dhe për ato nana. Po më dalin trutë nga halli. E kuptoj hallin e atyre nënave. I kam shoqe si mund tu dal përpara?!Më mirë të më kishin vrarë dhe djalin tim. U kthye nga Italia për hatrin tonë. Zot ishalla shpëton të plagosurit.”





