Kreu i Qeverisë Edi Rama ka nisur një mbledhje urgjente me ministrat e kabinetit një orë para nisjes së seancës plenare.
Nuk dihen ende arsyet e kësaj mbledhjeje, e cila vjen vetëm pak kohë para nisjes së seancës plenare të Kuvendit, ku pritet të kalojnë 6 ligjet e Reformës në drejtësi, edhe pa votën e opozitës.Mbrëmjen e djeshme kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me kreun e LSI-së, Ilir Meta.





