Një 28-vjeçare u arrestua nga Policia e Gjirokastrës, pasi akuzohet për falsifikim të monedhave.
Arjola Sh. me banim në Korçë, rreth orës 22:30 të së mërkurës, ka ndaluar në Tepelenë, për të furnizuar me karburant automjetin e saj tëtipit ‘Benz’.
Ajo ka bërë pagesën me një kartmonedhë 100 euro, e cila dyshohet se është e falsifikuar. Punonjësi i karburantit ka njoftuar policinë, ku pas aksionit të ndërmarrë, vajza është kapur nga forcat e Policisë pas ndjekjen nga keta te fundit në qytetin e Gjirokastrës.
Burime zyrtare nga policia thanë se në cilësinë e provës materiale, u bë sekuestrimi i kartmonedhës, i një telefoni celular dhe i automjetit.





