Një tjetër vrasje në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Velipojë,tek ura e ‘Ded Gjo Lulit’. Viktima është gjetur i vrarë në një parcelë bujqësore dhe dyshohet të jetë banor i Torovicës.
Policia u sinjalizua për ngjarjen përmes një telefonate në sallën operative. Grupi hetimor ka nisur hetimet. Priten detaje të tjera.





