Mbërritja e ish kreut të PD-së në seancë plenare, Sali Berishës gjatë momentin që kryeministri Edi Rama po flet në foltore për ligjet e Reformës në Drejtësi është shoqëruar me replika dhe batuta me njëri -tjetrin.
Edi Rama: Mos u shqetësoni se doni apo s`doni ju, iu pëlqen apo jo reforma do të bëhet. Kush nga ju e ka lepurin të ushqyer nga arsyet që i dini vetëm ju do paraqitet përpara drejtësisë, mos ushqeni lepurin e njëri -tjetrit mbani lepurin e vetë sepse duke ushqyer lepurin e njëri-tjetrit bëhet më e rëndë kopeja
(Mbërrin Sali Berisha)
Edi Rama:Hajde Sali hajde se i zuri gjumi këta. Shaminë ku e ke. Ulu Sali se të paska humbur shamia…
Sali Berisha:Ku i ke kunetërit në Strasburg…
Edi Rama: Ulu të të hapen sytë se qenke zgjuar vonë sot. Sali je unikal nuk konkurrohesh dot. Je i vetmi shqiptar që nuk njeh baxhanakun. Meqë ra fjala je prezantuar më prapa apo e ke parë te filmi. Sali dua të të informoj se Halimi mbajti një fjalim me shkrim. Kam një admirim se Halimi marrëzitë e tua i shkruan. Këta të tjerët si mbajnë mend. Ato janë monopol i lidershipit. Halimi është një rapsod i vogël, ti je i madhi. Ti e ke harkun e lahutës që hap krahun. Në këtë pikë nuk është rastësi që të kemi aty 25 vjet dhe 25 vjet të tjera ti do jesh. Kush do të bëhet kryetar partie një vesh do ta ketë të hapur siç ke kapur Lulin.





