Eshte kthyer komedia me kunatin e shokut Xhemal, tha ish-kryeministri Berisha duke komentuar deshtimin e kandidaturave të qeverisë për gjyqtar në Gjykatëne Strasburgut.
“Ka qenë një komedi në kohën e diktaturës që luante Zef Deda dhe kishte në qendër kunatin e shokut Xhemal. Atëherë ka pasur një ministër me emrin Xhemal por se a ishte për të apo jo nuk e di. Ajo komedi po luhet sot me kandidatët e qeverisë për gjykatën. Qeveria nuk i coi një kunat por dy kunetër. Asambleja nuk denjoi as ti merrte në intervistë. Shqipëria ka mijëra juristë , pse të shkonin dy kunetër atje”, tha Berisha.





