Banorët e fshatit Plykë në Fier protestuan për ndërtimin e impiantit të mbetjeve. Ata thanë se ky investim është afër banesave dhe nuk do të lejojnë këtë gjë. Për këtë arsye ata bllokuan rrugën Fier – Ballsh për afro një orë. Një ditë me parë për ABC News banorët pretenduan se impiante të tilla do të helmojnë tokën e tyre. Por Ministria e Mjedisit njoftoi se impianti do të ndërtohet në Portez dhe jo në Plykë të Fierit. Ai do përpunojë maksimalisht 180¬ 200 tonë mbetje/ditë, djegia e të cilave do të sigurojë prodhim energjie elektrike prej 3.8 mW. Kohëzgjatja e këtij konçesioni do të jetë 6 vjet dhe që sipas Ministrise se Mjedisit do të hapë shumë vende pune.





