Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Zgjidhja që ka opozita është qytetari shqiptar, forca që ka opozita është interesi publik”

27/09/2016
“Zgjidhja që ka opozita është qytetari shqiptar, forca që ka opozita është interesi publik”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur turin e bashkëbisedimit me anëtarësinë e Partisë Demokratike.

Përgatitja për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare është në qendër të turit të zotit Basha që do të shtrihet në çdo degë të Partisë Demokratike.

Kreu i demokratëve ka theksuar se komunikimi, përfshirja dhe bashkëpunimi me qytetarët, një hapje e re e PD drejt vlerave dhe prurjeve të reja që ndajnë të njëjtat vlera me demokratët, bashkimi i të gjithë faktorëve dhe kontributeve të partisë dhe aleanca më e gjerë qytetare me të gjithë dhe këdo që ndajnë me ne shqetësimin për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin, luftën kundër drogës dhe krimit, janë çelësi i përballjes së madhe popullore dhe fitores ndaj kartelit të Drogës, krimit dhe korrupsionit qeveritar. Kryeopozitari theksoi se sot ka një pyetje që mundon çdo qytetar: “Si do të fitojmë përballë bandave, parave të krimit, drogës dhe korrupsionit që ka grumbulluar Edi Rama?!” Për Bashën përgjigjja është vetëm një: “Aleanca me qytetarët dhe duke iu dhënë shpresë njerëzve se rrotacioni nuk do të jetë thjesht largimi i disa njerëzve dhe zëvendësimi me disa të tjerë

“Pyetja që shtrohet është kjo: Po mirë kur këta kanë paratë e tenderave e të korrupsionit, kur këta kanë paratë e drogës që e kanë mbushur si asnjëherë vendin me të, si do t’ia dilni të përballeni dhe të fitoni?! Cila është përgjigjja?! Cilët janë skenarët?! Të bëjmë bandën tonë, ushtrinë tonë të gangsterëve për t’u përballur me ushtrinë e tyre?!

Absolutisht nuk ka qenë dhe nuk mund të jetë kurrë zgjidhje e demokratëve. Ju e dini fare mirë, edhe në momentin kur bandat më famëkeqe të tyre iu janë kundërvënë popullit dhe demokratëve ne kemi qëndruar dhe jemi ringritur dhe jemi bërë shumicë sepse njerëzit besuan tek ne, jo sepse kishim banditë më të fortë sesa ata.

Çelësi i fitores tonë nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë përgjigjja e bandës me bandë. Forca jonë, forca e opozitës është qytetari shqiptar. Receta e opozitës është qytetari shqiptar dhe mrekullia e opozitës do të jetë qytetari shqiptar.

Po si do ta bëjmë?! Duke iu dhënë besim njerëzve se rrotacioni i ardhshëm i pushtetit nuk do të jetë që drejtori aktual i Albpetrolit të zëvendësohet me një tjetër horr, vetëm kësaj radhe me teser të Partisë Demokratike.

Duke iu dhënë shpresë njerëzve se politikat tona nuk do të jenë thjesht dhe vetëm heqja e rriskut buxhetor nga filan oligark dhe çuarja tek oligarku tjetër. Por se në qendër të politikave tona do të jenë njerëzit, do jenë qytetarët, do të jenë problemet, do jenë hallet e tyre dhe zgjidhjet”.

jj_copy_1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

TIRANË/ 28 fëmijë me thika e kaçavida, gati për të sakatuar njëri tjetrin. Alarmohet policia në Kombinat

19/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

Mbetet në qeli Ylli Zalla, gjykata konfirmon arrestin në burg

19/08/2026
Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

Aksident tragjik në Manzë, 3 të rinj pa jetë dhe 2 të plagosur

19/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

Berisha: Vrasja e 20-vjeçarit portugez, pothuajse vrasje shtetërore, 3 me uniformë

19/08/2026
Aksident në Tiranë, Audi që ndiqej nga policia godet disa makina, rrezikohen kalimtarët

TIRANË/ 28 fëmijë me thika e kaçavida, gati për të sakatuar njëri tjetrin. Alarmohet policia në Kombinat

19/08/2026
PAMJET/,Arrestohet i shumëkërkuari Ylli Zalla, u sfidoi policëve me video pas shpërthimit me tritol

Mbetet në qeli Ylli Zalla, gjykata konfirmon arrestin në burg

19/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.