Është shtyrë sërish seanca gjyqësore në ngarkim të ish-deputetit Mark Frroku shaka për këtë është bërë mungesa e gjyqtares Klorinda Çela. Për herë të parë në seancë ka qenë edhe deputeti Tom Doshi, i cili është thirrur si dëshmitar nga Frroku për njërën nga tre akuzat që rëndojnë mbi ish-deputetin.
Mark Frroku po gjykohet për tre akuza, vrasje në Belgjikë, fshehje të pasurisë dhe ndërtim pa leje. Pikërisht për akuzën e fundit, Frroku ka thirrur dëshmitar Tom Doshin. Pronën për të cilën Frroku akuzohet për ndërtim pa leje në rrugën e Durrësit e ka blerë nga Doshi.
Seanca e radhës është parashikuar për t’u zhvilluar në datë 11 tetor.




