Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Letra anonime nga brenda Policisë së Shtetit, nxiti hetimin e abuzimit me tenderin e uniformave

27/09/2016
DETAJE/ Letra anonime nga brenda Policisë së Shtetit, nxiti hetimin e abuzimit me tenderin e uniformave
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një letër anonime, me detaje të tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit, ka shtyrë prokurorinë të nis hetimet kryesisht.
ABC News ka mësuar se në fillim të këtij viti, në adresë të prokurorisë, kishte shkuar një zarf brenda të cilit ishin të dhëna konkrete të procedurave të tenderit të uniformave të policisë të zhvilluar nga Ministria e Brendshme. Në zarf, dërguesi ishte një shtetas gjeneralitetet e të cilët janë verifikuar dhe ka rezultuar se është emër fiktivë. Por në brendësi të zarfit janë gjetur kopje të materialeve të të gjithë procedurave të tenderit.
Mësohet se dërguesi anonim, ishte kujdesur që të dokumentonte të gjitha shkeljet e kompanisë shqiptaro turke “Marsi & AL” & “Yakupoglu Tekstil”, e cila ishte shpallur fituese nga ministria e Brendshme për dizajnin dhe qepjen e 27 mijë e 900 copë uniforma të ndryshme të policisë.
Në zarf, thonë burimet nga prokuroria, është evidentuar se komisioni i vlerësimit të ofertave e ka shpall fituese kompaninë pa certifikatën e cilësisë, ka njoftuar se uniformat janë të një cilësie shumë të dobët dhe që nuk janë prodhuar në Turqi.
Gjithashtu, letër dërguesi ka dorëzuar edhe kartëvizitat që kompania shqiptare “Marsi & AL” ka dorëzuar pranë komisionit për bashkëpunimin me kompaninë turke, duke pretenduar se ata ishin të falsifikuara.
Prokurorët, pasi janë përballur me të gjitha këto detaje, ku janë renditur shkeljet e komisionit të vlerësimit të ofertave në ministrin e brendshme dhe kompanisë fituese, e ka regjistruar hetimin penal duke kryer një sërë veprimesh hetimore në mbledhjen e provave.
Burimet thonë se nga hetimet e kryera, rezultojnë se të gjitha pretendimet e ngritura në letrën anonime kanë rezultuar të sakta, çka janë ngrit dyshime se kjo letër është përpiluar nga ndonjë person brenda institucionit të Policisë së Shtetit.
Në ditët në vazhdim, thonë burimet, pritet marrja në pyetje e të gjithë anëtarëve të komisionit që shpallën fitues kompaninë shqiptaro turke “Marsi & AL & “Yakupoglu Tekstil”. Nga ana tjetër, 9 muaj pas shpalljes së fituesit, pas marrjes në dorëzim të mijëra uniformave për policisë dhe faktit që ka nisur një hetim nga prokuroria e Tiranës, Ministria e Brendshme ka njoftuar ndërprerjen e kontratës me firmën fituese dhe anulimin e tenderit me kompaninë fituese. 

Po ndodh

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
DURRËS/ E goditi me gur në kokë, përfundon rëndë në spital

Policia gjen burrin që la pa jetë të shoqen në Tiranë

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026
Ngrohja globale, shkëputet ajsbergu më i madh në Groenlandë

Arrihet marrëveshja për Groenlandën mes Danimarkës dhe SHBA

19/09/2026
Shkon në burgun e Fierit për të takuar shokun, “harron” se ishte në kërkim policor

FIER/ I përfitoi pronat, i shiti, i regjistroi prapë dhe i shiti përsëri

19/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.783 artikuj gjithsej