Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENONCIMI/ Tatimori, 200 mijë lekë ryshfet për të mos vënë gjobë 2 milionë lekëshe

26/09/2016
DENONCIMI/ Tatimori, 200 mijë lekë ryshfet për të mos vënë gjobë 2 milionë lekëshe
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Fiks Fare” i është rikthyer mbrëmjen e së hënës korrupsionit në administratën shtetërore, ku denoncoi me zë dhe figurë një inspektor tatimor, i cili ushtron presion ndaj tregtarëve, me qëllim për të përfituar ryshfet.
Emisioni investigativ në Top Channel solli historinë e një pronari thertoreje në zonën e Institutit në Tiranë, i cili rrëfeu se inspektorët e kontrollit tatimor në kryeqytet e kishin kërcënuar me gjoba të larta, me qëllim që ai të jepte para nën dorë.
Rushit Azemi tregoi për “Fiks Fare” se ai është koshient që ka shkelur ligjin, duke punuar në të zezë, por detyrohet për të fituar bukën e gojës. Thertorja qe ai ka në pronësi, në lagjen Institut të Kamzës, ishte bllokuar , por ai kishte filluar të punonte në të zezë.
“Erdhën katër inspektorë të tatimeve. Ai që ishte si punë përgjegjësi e bëri. Unë e kuptoja që ai po më bënte presion, duke më thënë, jo gjoba minimale është 2 milionë lekë, jo ke shkelur ligjin dhe unë thashë është e vërtetë që unë kam shkelur ligjin dhe pranoj të vënë edhe gjobën. Por ama nuk mund të lejoj këtë tjetrën, pasi duke abuzuar me shkeljen e ligjit, ai më kërkonte lekë. Unë më mirë pranoj të shkel ligjin dhe të nxjerr dhjetëmijë lekë për të ngrënë bukë, se nuk ka rrugë tjetër, ose do të vjedhim”, u ankua Azemi për “Fiks Fare”, sipas të cilit inspektorët i kishin kërkuar 20 mijë lekë të reja për ta falur, pra 10 për qind të shumës së gjobës.
Pronari i thertores tregon se në momentin kur inspektorët i vajtën në biznesin e tij, ai kishte vetëm pesë mijë lekë të reja në xhep, ua kishte ofruar, por ata nuk kishin pranuar .Kërkonin më shumë, 20 mijë lekë për të mos firmosur gjobën.
Pronari i thertores ishte i bindur se grupi i punonjësve që i kishin shkuar në dyqan ishin inspektorë të tatimeve.
Ai tregon se brenda 3 vitesh, aktiviteti i tij është mbyllur tri herë. “Në këto kushte, unë mendova t’i drejtohemi “Fiksit”, sepse nuk kemi kujt t’i drejtohemi tjetër”, thotë pronari i thertores.
Pas ankesës, gazetarët e emisionit investigativ u interesuan për inspektorin, që u paraqit sërish pranë aktivitetit të Rushit Azemit.
Gjatë bisedës me pronarin, inspektori merr fillimisht 5 mijë lekë të reja dhe më pas 15 mijë lekë të tjera, pra në total 20 mijë lekë të reja për të lënë të qetë tregtarin. Madje, ai garanton se nuk do e shqetësojnë edhe të tjerët.
“Unë ta thashë që qëpari. Unë jam vënë vetë asaj pune, dhe kam mbaruar punë. Ata të tjerët kontrollojnë zonën”, shprehet ai gjatë bisedës me “Fiks Fare”.
Ai merr paratë dhe më pas largohet nga aktiviteti i Rushit Azemit, duke premtuar që nuk do ta shqetësojë asnjë inspektor tjetër gjatë ushtrimit të aktivitetit të tij. /Top Channel /

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.