Policia e Lezhës sekuestroi 320 gr kokinë ndërsa vuri në pranga një 47-vjeçar.
Burime zyrtare nga policia thonë se në një operacion të organizuar pas informacioneve të marrë në rrugë operative, u bë i mundur goditja e një tjetër rasti të lëndëve narkotike të forta. Kështu, gjatë ditës së sotme u vu në pranga Pajtim Aga, 47 vjeç me banim në Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi 320 gramë Kokainë e paketuar.






