Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Flet stërmbesa: Si i zbulova lidhjet dhe trashëgiminë nga Skënderbeu

25/09/2016
Flet stërmbesa: Si i zbulova lidhjet dhe trashëgiminë nga Skënderbeu
Share on FacebookShare on Whatsapp

Intervistë me stërmbesën e Gjergj Kastrioti Skënderbeut, Sofi Kastriota, dhënë për gazetaren Etelina Nikolla në  emisionin “Ditë e re Weekend”, në RTV “Ora News”
 
Ju thoni që jeni stërmbesa e Gjergj Kastrioti Skënderbeut. Mund të na shpjegoni pak lidhjen tuaj me heroin tonë kombëtar?
Unë jam brezi i 14 i pasardhësve të Skënderbeut, jam si të thuash stërmbesa e tij. Këtë fakt shumë interesant e mora vesh, ose e mësuam këtë fakt para disa vitesh, dhe ishte diçka që mamaja ime kishte zbuluar. Ishte pikërisht ajo që na tregoi për origjinën tonë, madje pashë edhe pemën gjenealogjike. Nëna ime është italiane me origjinë, dhe pas disa kontakteve me kushërinj tanët atje, më tregoi për prejardhjen tonë princërore të Kastriotëve. Kështu, ne filluam të zbulojmë që jemi pasardhës të Skënderbeut. Kur gërmuam për të zbuluar rrënjët tona ne gjetëm më pas edhe lidhjet me brezat para nesh. Gjetëm emrat e tyre, sepse ne deri në ato momente nuk dinim asnjë gjë. Aty pastaj kuptuam që vijmë nga një familje e madhe, nga një emër shumë i njohur për historinë e kombit shqiptar dhe jo vetëm. Pas kësaj, filluam të kërkonim edhe në Australi shqiptarë të tjerë të cilët merreshin me aktivitete të ndryshme dhe përpiqeshim të ndiqnim aktivitete që lidheshin me këtë pjesë të historisë. Pasi na diktonte në këtë mënyrë lidhja e gjakut që kemi me Skënderbeun.

Si ndiheni për lidhjen që keni me Skënderbeun…?
Po unë ndihem krenare për gjakun që kam. Unë kam lindur në Australi, por njoh edhe kulturën e shumë shteteve të tjera, madje këtë e diskutonim shpesh edhe me vëllanë tim, nëpër udhëtimet që bënim, dhe kjo ishte një arsye të vendosnim kontakte me të parët tanë, për të njohur identitetin tonë, për të gjetur lidhjet e gjakut, sepse unë ndihem se jam shqiptare.

E keni vizituar Muzeun e Vjenës aty ku është shpata dhe përkrenarja e Skënderbeut?
Jo nuk e kam vizituar, por e kam në planet e mia të afërta.

Po në Krujë keni qenë ? Si e keni përjetuar këtë moment?
Po isha para disa ditësh në Krujë, pashë kështjellën dhe u mahnita, ishte një eksperiencë mbresëlënëse, më pëlqeu çdo gjë që pashë atje. Mendoj se është shumë mirë të njohësh historinë e familjes tënde ndër shekuj, ndjesi që të vijnë së brendshmi. Kjo është ajo që ndjeva kur pashë kalanë e Krujës. Madje, aty kuptova edhe një lidhje shpirtërore, që familja ime ka jetuar ndër shekuj këtu…Më beso, është një ndjesi interesante.

Miqtë e huaj që keni, pra miq jo shqiptarë, e njohin Skënderbeun dhe çfarë thonë kur ju i tregoni se rrini nga kjo familje?
Jo, se besoj. Dua të them se kjo është ajo që duhet të bëjmë ne, duhet të punojmë shumë për ta bërë më të njohur nëpër botë rolin e madh dhe të rëndësishëm që Gjergj Kastrioti ka luajtur për kombin shqiptar, dhe gjithë rolin e tij në histori. Ti tregojmë gjithë botës që ai ka qenë një strateg i mirë, një burrë i fuqishëm, që ka udhëhequr kombin dhe që e ka ndihmuar Shqipërinë dhe Evropën bashkë, më kontributin e tij. Njerëzit në fakt nuk më besojnë kur ju them prej nga vij dhe cilat janë rrënjët e mia, dhe mua më duhet t’ju shpjegoj atyre lidhjen time të gjakut dhe historinë, e më pas ata më besojnë. Por unë jam shqiptare dhe ky është një fakt, nëse ndjekim linjën time të gjakut.

A ke kontakte me të tjerë pasardhës të Skënderbeut? Ose objekte e sende të cilat janë trashëguar brez pas brezi?
Po kam kushërinj në Itali të cilët janë arbëreshë. Është interesante të shohësh që ke edhe të tjerë të afërm me të cilët ndan gjakun e të parëve të tu, madje mund të them që jam e bekuar të kem gjak Kastriotësh. Madje mendoj se nëpërmjet muzikës që bëj, apo daljeve publike të ndikoj për të rritur reputacionin shqiptar, aq sa të mundem, për të gjithë shqiptarët kudo ku ndodhen, në mënyrë për të dhënë një imazh sa më të mirë dhe për ta lartësuar atë.

Nëse do të kishit në dorë të rregullonit diçka, çfarë do të bënit më mirë?
Këtu ka shumë varfëri, njerëz të varfër e kjo më mërzit… Ka nga ata që nuk kanë ç’të hanë, ndoshta do më pëlqente ti ndihmoja me para apo me ç’të jetë…. Këtu për shembull do të doja të ndërhyja për të ndryshuar çmimin e ilaçeve, në Shqipëri janë shumë të shtrenjta çmimet… nuk e di… ka shumë punë për të bërë e shpresoj që në një të ardhme të kem mundësi të ndihmoj sado pak.

Sofi ke mësuar ndonjë fjalë shqip?
PO, JO disa fjalët bazike, është pak gjuhë e vështirë, sepse atje ku jam unë nuk flet njeri shqip. Në Australi flitet anglishte e pastër. Ne nuk e njohim gjuhën shqipe, flasim italisht apo frëngjisht, por po mësoj vetë, po mësoj disa fjalë fillimisht. S’kam librat për të mësuar shqipen, por besoj se në të ardhmen do kem mundësi të flas edhe shqip.

Do të rikthehesh sërish në Shqipëri?
Po do vij, unë e dua Shqipërinë, pëlqej ushqimin, sepse këtu pothuaj çdo gjë është ndryshe. Ushqimi evropian është shumë ndryshe nga ai australian, këtu është homogjen, sepse në Australi ka shumë kultura shumë kombe. Kjo ma përforcon idenë për tu rikthyer sërish sepse këtë vend e dua.

Dhe ne do të të presim ….
Do të kthehem, me muzikën apo me projekte të tjera, por do të vij sërish.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026
Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.