Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A do vinë në Shqipëri plehrat italiane që refuzoi Maroku?

25/09/2016
A do vinë në Shqipëri plehrat italiane që refuzoi Maroku?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dy muaj më parë, Maroku refuzoi, pas protestave popullore, importimin e një ngarkese prej rreth 2 500 ton mbetjesh nga Italia.

Qeveria marokene kishte vendosur në fillim të vitit lejimin e importit të mbetjeve në vend. Pas këtij vendimi, ajo 
arriti një marrëveshje
 me qeverinë italiane për të pranuar rreth 5,5 për qind të mbetjeve vjetore të Italisë, në total rreth 5 milionë tonë mbetje për një periudhë tre vjeçare.

Por këto vendime të qeverisë u pritën me zemërim nga qytetarët morokenë të cilët shprehën shqetësimin se mbetjet mund të përmbajnë elementë toksikë. Shqetësimet u rritën pas thirrjeve nga marokenë që jetojnë në Itali, të cilët pretenduan se plehrat kanë përmbatje të lartë kancerogjene.

Si rezultat, Maroku u përfshi nga 
protesta masive të qytetarëve
 të cilët kërkuan kthimin mbrapsht të një ngarkese prej 2 500 ton plehra që kishte mbërritur nga Italia në një nga portet e vendit dhe rindalimin e importit të plehrave.

Një
peticion
që u firmos nga mijra marokenë pohonte se mbetjet e mbërritura përmbanin “elementë toksikë” dhe bëri thirrje për të ndaluar planet për ta kthyer Marokun në një “qendër të grumbullimit të mbetjeve ndërkombëtare.”



garbage-italy-morocco-import-1


Mbetje të paketuara gati për t’u ngarkuar në një nga portet italiane

Një koalicion i quajtur Koalicioni për Drejtësi Klimaterike i kërkoi qeverisë që të bënte publike marrëveshjen me Italinë, por qeveria nuk bëri transparencë.

Kundërshtarët ngritën gjithashtu edhe
pikëpyetje mbi ligjshmërinë
, në bazë të së drejtës ndërkombëtare, të dërgimit të mbetjeve me rrezikshmëri në vende që nuk kanë kushte për trajtimin e sigurtë të tyre.

Qeveria marokene u mundua ta qetësonte popullsinë duke theksuar se plehrat ishin të parrezikshme, por këto pretendime u hodhën poshtë nga mjedisorët dhe përfaqësusit e shoqërisë civile.

Një nga ekologjistët kryesorë në vend, Benata Mohamed, e përshkroi situatën për Maroccon Times se “si zakonisht, autoritetet e vendit mbajnë fjalime ‘shumë të gjelbërta’ në dukje, por faktikisht është krejtësisht e kundërta.”

Si pasojë trysnisë popullore, qeveria marokene 
u tërhoq
 nga marrëveshja me Italinë dhe rivendosi ndalimin e importimit të plehrave.

Tashmë qeveria italiane dhe kompanitë italiane janë duke kërkuar mundësi të tjera për dërgimin e mbetjeve që do t’i pranonte Maroku.

Me siguri, pas miratimit nga qeveria të importit të plehrave, Shqipëria do të jetë një destinacion i dëshiruar dhe i mundshëm i këtyre plehrave.

Në mënyrë të veçantë qeveria italiane ka premtuar çlirimin e plotë nga mbetjet të 
Taverna del Re di Giugliano
, vend-grumbullimit të konsideruar të turpshëm në Terra dei Fuochi, pranë Napolit, ku në një sipërfaqe të barabartë me rreth 360 fusha futbolli janë depozituar rreth 500 mijë ton mbetje. Plehrat janë të paketuara për t’u asgjësuar përmes djegjes.


ecoballe-2-8


Pamje e fushave me mbetje në vend-grumbullimin Taverna del Re

Operazioni i çlirimit ka filluar dhe qeveria italiane por ai po shkon ngadalë. Krahas dërgimit të një pjese në qendrat të djegies brenda Italisë, shumica e mbetjeve është e destinuar për në vende të tjera.

Prandaj, Qeveria italiane është në kërkim të mundësive për të çuar në vende të tjera këto mbetje dhe sikurse 
bëjnë të ditur
 mediat vendase mbetjet kanë filluar të ngarkohen në anije, por ende nuk kanë marrë autorizimin nga vendet pritëse. Disa nga këto vende mund të jenë Portugalia, Bullgaria dhe Spanja, por që të cilat ende
nuk kanë autorizuar
importin.

Deri tani, në rreth tre muaj që nga fillimi i operacionit të çlirimit të Terra dei Fuchi, janë hequr vetëm
rreth 1 për qind
të plehrave.

Marrëveshjet e siguruara me vendet të tjera janë të pamjaftueshme për çlirimin e plotë të vendgrumbullimit Taverna del Re dhe qeveria italiane është e dëshpëruar për të gjetur mundësi të reja

Historia e plehrave të Terra dei Fuchi është një histori ku përzjehen mafia, camorra, korrupsioni, politika, sikurse dëhmohet në
këtë raport
të vitit 2006 të bashkimit të hsoqateve mjedisore italiane dhe në këtë
reportazh fotografik
.

Problemi kryesor i mbetjeve të kësaj zone është opinioni i përhapur gjerësisht se mbetjet e atjeshme mund të kenë përmbëjtje toksike apo kancerogjene, sikurse pretendoeht ndër të tjera
ne historinë
e policit Roberto Mancini i cili bëri publik skandalin e plehrave, por që vdiq në vitin 2014 nga një lloj kanceri në gjak, pretenduar se është marrë nga kontakti me plehrat. /Exit.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026
Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.