Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Arrestohet shqiptari i kërkuar në Gjermani pas 32 viteve në arrati

24/09/2016
HISTORIA/ Arrestohet shqiptari i kërkuar në Gjermani pas 32 viteve në arrati
Share on FacebookShare on Whatsapp

Drejtësia vonon, por nuk harron. Pas 32 vite në arrati, ai është mundur të arrestohet. Bëhet fjalë për 59-vjeçarin Jakup Smaili, banues në Janjev të Kosovës. Ai është ndaluar në Morinë, pasi kërkohet nga autoritete gjermanë për tentativë të vrasjes së një polici.
Ngjarja ka ndodhur në verën e vitit 1984 në Hanover të Gjermanisë. Më 08 qershor 1984, rreth orës 4:30 të mëngjesit, dy burra hynë në një dyqan për të vjedhur. Sipër dyqanit banonte një polic, i ri rreth 25 vjeç.
Ai i ndjeu dy burrat shqiptarë dhe tentoi t’i arrestonte, por ata qëlluan në drejtim të tij duke e plagosur rëndë. Të dy, Jakup Smaili dhe personi tjetër, u larguan në drejtim të panjohur.
Ndërkohë disa ditë më pas, grabitësi tjetër, në atë kohë 19 vjeç, u arrestua. Ai u dënua me tre vite burg për grabitje të armatosur. Ndërkohë autoritete gjermane kishin shenjat e gishtave të Jakup Smailit, që kishin mbetur tek arma e zjarit, tip pistoletë.
Në fillim të vitit 2016 hetuesit e departamentit të policisë së Hanoverit nxorën një urdhër-arrest ndërkombëtar për të.
Pas kërkimeve rezultoi se ai kishte udhëtuar gjatë kësaj kohe në Monaco, Maqedoni, Kosovë dhe në fund në Shqipëri. Pas arrestimit dhe njoftimit nga pala shqiptare, prokurori i Hanoverit tani ka nisur procedurat e ekstradimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

PORTI I DURRËSIT/ 41.3 kg kokainë në kontejnerin me mish pule, rreth 2 milionë euro vlerë tregu. Kujt i përkiste mishi

PORTI I DURRËSIT/ 41.3 kg kokainë në kontejnerin me mish pule, rreth 2 milionë euro vlerë tregu. Kujt i përkiste mishi

14/09/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Qeveria tërhiqet, GJKKO merr pagat e rritura nga Thesari i Shtetit

14/09/2026
Vizita në SHBA, Berisha: Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet, e thamë në çdo takim

Vizita në SHBA, Berisha: Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet, e thamë në çdo takim

14/09/2026
Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

Tirana mund të bllokohet, protestuesit rrethojnë Zogun e Zi. Ndërhyn policia

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

PORTI I DURRËSIT/ 41.3 kg kokainë në kontejnerin me mish pule, rreth 2 milionë euro vlerë tregu. Kujt i përkiste mishi

PORTI I DURRËSIT/ 41.3 kg kokainë në kontejnerin me mish pule, rreth 2 milionë euro vlerë tregu. Kujt i përkiste mishi

14/09/2026
SPAK kontrolloi shtëpinë e ish deputetit të PS dhe ish ministrit të Nanos

Qeveria tërhiqet, GJKKO merr pagat e rritura nga Thesari i Shtetit

14/09/2026
Vizita në SHBA, Berisha: Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet, e thamë në çdo takim

Vizita në SHBA, Berisha: Rama, vëllai i tij dhe qeveritarët janë të lidhur direkt me kartelet, e thamë në çdo takim

14/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.