Disa qindra kazanë në të gjithë vendin janë veshur me emrat e deputetëve të majtë që votuan ligjin e plehrave, por kjo duket qartë se është e pamjaftueshme për të përmbushur qëllimin e protestës.
Sekretari për Burimet Njerëzore i PD-së, Fatbardh Kadilli ka një propozim sipas të cilit kazanët të mbushen me atë që thotë etiketa.
“ Jane qindra arsye pse qytetaret duhet ta mbushin enen me ate cfare lexon etiketa. Koshi i plehrave eshte ende bosh. Qytetare e kemi vete ne dore ta mbushim”, thotë Kadilli.






