Shoqëria Civile dhe disa ambientalistë po protestojnë para Parlamentit, kundër miratimit të ligjit për importin e mbetjeve nga jashtë. Protestuesit u kanë bërë thirrje deputetëve që mos e votojnë ligjin, pasi nuk jep garanci për ndalimin e plehrave të rrezikshme.
Komisioni i Veprimtarive Prodhuese e miratoi para dy ditësh ligjin për lejimin e importit të mbetjeve të riciklueshme në vend, me vota nga të dyja palët, megjithëse disa deputetë të opozitës abstenuan. Nismëtari i ligjit, Eduart Shalsi ka thënë se janë bërë ndryshime të rëndësishme nga propozimi fillestar. Kryesori është përcaktimi i qartë që mbetjet nuk do të përdoren për djegie. Në seancën e sotme parlamentare është parashikuar votimi i ligjit për importin e mbetjeve.




